Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka bërë të ditur se grupi parlamentar i LSDM-së do të propozojë një paketë ligjesh me qëllim që t’u ndihmohet qytetarëve të përballojnë më lehtë pasojat e krizës aktuale ekonomike, e shkaktuar nga rritja e çmimeve të derivateve.
Propozimet përfshijnë uljen e TVSH-së për karburantet, uljen e akcizave, heqjen e TVSH-së për produktet bazë ushqimore, si dhe përgjysmimin e çmimeve të tarifave rrugore.
Siç sqaroi ai, ky hap po ndërmerret për shkak se Qeveria deri më tani nuk ka treguar gatishmëri për të pranuar propozimet e LSDM-së dhe për të ndërmarrë masa konkrete për uljen e çmimeve të karburanteve.
VENKO FILIPÇE – Kryetar i LSDM-së
“Me rritjen e re të çmimeve, kjo kosto do t’i kushtojë qytetarëve rreth 4.5 milionë euro në javë – para që u merren drejtpërdrejt qytetarëve dhe bizneseve. Edhe pse Kryeministri Mickoski paralajmëroi se karburantet do të lirohen dhe se do të ulen diku rreth 2.5 denarë ata u shtrentuan për 7 denarë”
Qeveria për momentin, thotë se, në mënyrë aktive po ndjek situatën me çmimet e derivateve dhe është duke menduar për disa masa që mund të zbatohen në kohë.
Ndër opsionet që shqyrtohet është ulja e TVSH-së nga 18 në 10%, me mundësi për ulje shtesë, varësisht lëvizjeve në tregjet botërore.
Sipas tyre qëllimi është mbrojtja e standardit jetësor, ulja e presionit të çmimeve dhe mirëmbajtja e stabilitetit ekonomik.
Gjithashtu potencohet se Qeveria planifikon që me kohë të reagojë me kufizimin e presionit të çmimeve dhe se për këtë qëllim Kryeministri kishte takuar përfaqësuesit e zinxhirëve të supermarketeve me mesazhin që të sillen në mënyrë korrekte dhe me përgjegjësi.







