15/05/2024
11.3 C
Tetovo
Ballina Blog

Policia jep detaje për vdekjen e 18-vjeçarit nga Tetova, është gjetur pa shenja jete në banjon e shtëpisë

Më datë 13.05.2024 rreth orës 18.00 në SPB-Tetovë, nga Qendra Urgjente e Spitalit Klinik të Tetovës, është raportuas në spital është sjellur personi E.Sh. (18) nga Tetova. Sipas raportit, nëna dhe motra e tij e gjetën atë pa shenja jete në banjo në shtëpinë e tyre familjare. Vdekjen pa gjurmë të dhunës e ka konfirmuar mjeku, kurse inspektimin në vendin e ngjarjes e ka kryer Prokurori publik dhe një ekip nga SPB-Tetovë. Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i pa jetë i të ndjerit iu dorëzua familjes.

ASH zgjodhi nënkryetarët dhe sekretarët partiakë

Aleanca për Shqiptarët (ASH) e prirë nga Arben Taravari në mbledhjen e mbajtur të kryesisë partiake ka zgjedhur nënkryetarët dhe sekretarët partiakë, mëson INA.

Nënkryetarë janë zgjedhur: Bujare Abazi, Gëzim Kadriu dhe Bekim Pocesta

Sekretar i Përgjithshëm: Blerant Ramadani

Sekretar Organizativ: Gadaf Uzairi

Të sapozgjedhurit do kryejnë këto detyra si ushtrues detyre deri në kongresin e ardhshëm partiak.(INA)

“Monstra” në Strasburg, avokatët dorëzojnë tre ankesa

Avokatët e të dënuarve në rastin “Monstra”, për Alsat konfirmojnë se këtë javë kanë dorëzuar gjithsej tre ankesa Gjykatën e Strasburgut, për aktgjykimet në gjykatat e vendit për rastin “Monstra”. Për shkak se korrespodenca me Gjykatën e Strasburgut, zhvillohet në mënyrë të fshehtë, avokatët nuk japin detaje. Ankesat e avokatëve përfunduan në Strasburg pasi të dënuarit nuk janë të kënaqur me vendimin e Gjykatës Supreme të shtatorit të vitit 2023, me të cilin, u vërtetuan aktgjykimet e shkallës së parë dhe të dytë. Sipas vendimit, Alil Demiri, Afrim Ismailloviq dhe Agim Ismailloviq u shpallën fajtorë për veprën dhe u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërkaq Fejzi Aziri dhe Haki Aziri u dënuan me burg 15 dhe 9 vjet burg. Sami Luta u lirua nga akuza, në mungesë të fakteve. /Alsat.mk

Aziri: Fronti Europian do të ankimojë vendimin e KSHZ-së në Gjykatën Administrative

Elmi Aziri nga Fronti Europian sot ka reaguar ndaj vendimit të KSHZ për përsëritjen e votimit në një vendvotim në Komunën e Zhelinës.

Aziri tha se anëtarët e partive politike të tjera në KSHZ me mbi votim kanë sjell vendim për rivotim në disa vendvotime në zonën 5 dhe 6, pikërisht ku në vendvotimet fitues janë palët ankimuese

Aziri tha se Fronti Europian do ta ankimojë vendimin e KSHZ-së në Gjykatën Administrative.

Ai shtoi se për këtë vendim kanë njoftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare.

Specializantët privatë presin që ministri i ri menjëherë pas emërimit t’i thërrasë në bisedime

Specializantët privatë edhe sot e shfrytëzuan pauzën për t’u mbledhur para klinikave interne të Qendrës Klinike në Shkup dhe të kërkojnë paga më të larta, sigurim shëndetësor dhe pensional. Presin që ministri ri i Shëndetësisë, menjëherë pas emërimit, t’i thërrasë në Kabinet dhe t’i realizojë kërkesat e tyre.

“Në pritje të formimit të qeverisë së re dhe emërimit të ministrit të ri të Shëndetësisë, specializantët privatë edhe një të martë e shfrytëzuan pauzën e tyre për t’u mbledhur para klinikave interne për të treguar se këtu jemi, ekzistojmë, ende punojmë për pagë prej 26.000 denarë, pa sigurim shëndetësor dhe pensional. Presim që ministri i ri, sapo të hyjë në kabinetin e tij, të na thërrasë në takim, t’i plotësojë kërkesat tona, gjegjësisht të rrisë kompensimin mujor, i cili aktualisht është 26.000 denarë, të jetë në nivelin e pagës mesatare në një institucion publik shëndetësor dhe të na ofrojnë sigurim shëndetësor. Njëkohësisht të fillojë edhe një proces, me të cilin do të miratohen zgjidhje ligjore për të gjithë ne, specializantët privatë, të transformohemi në shëndetësinë publike, në mënyrë që të kemi edhe sigurim adekuat pensional”, deklaroi dr.Hristina Ilioska Çeshlaroska, specializantë privatë në mjekësinë interne.

Sipas saj, specializantët privatë kanë mbështetje nga kolegët më të vjetër – specialistë. Disa prej tyre, siç theksuan, e kanë shprehur mbështetjen dhe përmes video-mesazheve.

Kujdes! Po montohen kamerat e reja në afërsi të Q.T. “Mavrovasja” në Shkup, do të regjistrojnë shkeljet në trafik

Në udhëkryqin në afërsi të Qendrës Tregtare “Mavrovasja” në Shkup sot janë vendosur kamera/radarë të ri. Pyetëm Ministrinë e Punëve të Brendshme se për çfarë punimesh konkretisht bëhet fjalë, nga atje na u përgjigjën.

“Është përditësim i sistemit “Safe City”, thanë shkurt nga MPB për TV21.

https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/2007172059703109/?ref=embed_video

Osmani-Aggeler: Është e domosdoshme përshpejtimi i integrimit të vendit në BE

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot ka realizuar takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler

“Theksova domosdoshmërinë e respektimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut si një interes i përbashkët strategjik dhe garanci për stabilitet.

Angazhimi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në linjë të aktiviteteve të cilat dalin nga Dialogu Strategjik me ShBA-në”, shkruan Osmani në profilin e tij në Facebook.

Formohen grupet e punës të VMRO-së dhe VLEN-it për bisedimet për Qeverinë e re, nesër pritet takimi i parë!

(MIA) – VMRO-DPMNE dhe Koalicioni VLEN i formuan grupet e punës për vazhdimin e bisedimeve për koalicionim eventual në qeverinë e ardhshme, pasi gjatë fundjavës u morën vesh për parimet e përgjithshme për bashkëpunim, konfirmuan për MIA-n burime nga të dyja partitë.

Siç bëjnë të ditur nga VLEN për MIA-n, grupet e punës nga të dyja partitë nesër do ta mbajnë takimin e parë. Për emrat e përfaqësuesve në grupet e punës, nga të dyja partitë thonë se do t’i bëjnë të ditura përmes kumtesës.

Bashkëpunimi, siç informoi VMRO-DPMNE pas takimit që u mbajt të shtunën në shtabin e VLEN-it do të bazohet në tri shtylla – integrime evropiane, zhvillim i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i drejtësisë.

“U konstatua se të dyja palët do të formojnë grupe pune ku do të vazhdojnë bisedimet deri në finalizimin e tyre”, informuan atëherë nga VMRO-DPMNE.

Në takim morën pjesë lideri VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski me bashkëpartiakët dhe liderët e partisë nga partitë në Koalicionin Vlen, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi.

Nga koalicioni VLEN pas takimit vlerësuan se bisedimet zhvillohen në drejtim pozitiv dhe të duhur.

Sipas rezultateve të para zyrtare për zgjedhjet parlamentare të cilat i publikoi KSHZ, Koalicioni Maqedonia e Juaj i kryesuar nga VMRO-DPMNE ka fituar më së shumti mandate të deputetëve, 58, pas çka vijojnë Koalicioni Fronti Evropian i kryesuar nga BDI me 19 mandate të deputetëve, Koalicioni për të Ardhme Evropiane i kryesuar nga LSDM, 18, Koalicioni VLEN, 13, ndërsa Lëvizja ZNAM për Maqedoninë tonë dhe E majta nga gjashtë mandate të deputetëve.

Tetovë, e punësuara në kazino rrejshëm raportoi në polici se i ishin vjedhur paratë e qarkullimit ditor

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gruaja nga Tetova që më datë 9 maj raportoi se si e punësuar në kazino i ishin marrë paratë nga qarkullimi ditor, ka pranuar që kishte bërë deklaratë të rrejshme.

“Më datë 13.05.2024 në SPB-Tetovë është kryer një bisedë zyrtare me 37-vjeçaren A.K. nga Tetova. Për shkak se, më datë 09.05.2024 në orën 12.00, ajo rrejshëm kishte raportuar  se rreth orës 08.20 në një vend parkimi tek kazinoja ku punonte, një person duke e kërcënuar i kishte marrë paratë nga qarkullimi ditor në kazino, kështu që gjatë ditës së djeshme ajo ishte paraqitur vetë në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të çështjes, kundër saj do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.

VLEN: KSHZ-ja i konfirmoi manipulimet zgjedhore në 4 vendvotime

Nga VLEN-Tetovë thonë se me vendimet e fundit të Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve u dëshmua se Fronti Europian nuk ka kapacitet për zgjedhje fer dhe demokratike, përcjell TV21. Nga VLEN thonë se nga hapja e kutive në 7 venvotime në Njësinë Zgjedhore 6, u konstatuan parregullsi në 4 vendvotime.

“Imagjinoni, vetëm me 7 kuti të votimit të hapura u konstatuan parregullsi dhe vjedhje e votës në 4 prej tyre. Kjo dëshmon qartë se pse BDI sot është në panik. Ata janë në panik, jo vetëm se do të shkojnë në opozitë dhe do të mbajnë përgjegjësi për keqpërdorime dhe shkeljen e ligjit, por gjithashtu sepse dje me hapjen e kutive u vërtetua se ata përmes keqpërdorimit të mekanizmave të pushtetit, kërcënimeve, shantazheve, presionit dhe trenit bullgar, kanë tentuar dhe kanë deformuar vullnetin e popullit dhe rezultatin zgjedhor”, thonë nga VLEN.