Të tjera lajme

BDI: Kryetari Ali Ahmeti u dërgon letër të hapur partnerëve ndërkombëtarë për zhvillimet politike në vend

Letrën e 3 Prillit, lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, ua ka adresuar partnerëve ndërkombëtar.

Në letër, sic thonë nga BDI, shprehen shqetësime për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë, cënimin e Marrëveshjes së Ohrit, ngecjen në eurointegrimet, heqjen e “balancuesit” dhe sfidat në funksionimin e institucioneve që zbatojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe iniciativat për minimin dhe kontestimin e këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese.

BDI

Përmes kësaj letre, Kryetari Ahmeti kërkon angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve ndërkombëtarë për ruajtjen e arritjeve të Marrëveshjes së Ohrit, forcimin e stabilitetit dhe avancimin e perspektivës euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Letra e hapur, e publikuar më 3 prill 2026, u është adresuar të gjithë ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të akredituar në vend, si dhe liderëve dhe personaliteteve ndërkombëtare, ku përmenden Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari  gjerman, Friedrich Merz, Kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni Ish-Presidentit amerikan Xhorxh Bush, Sekretarit amerikan të shtetit, Mark Rubio, Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte e të tjerë.

Të fundit