Të tjera lajme

Shuhet në moshën 89-vjeçare akademiku i shquar shqiptar Rexhep Qosja, familja zbaton amanetin e tij të fundit që të varroset në ceremoni private, pa pritje e organizime institucionale

Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar shqiptar, Rexhep Qosja, ka vdekur të enjten në moshën 90-vjeçare. Familja e tij përmes rrjeteve sociale njoftoi se Qosja vdiq dhe u varros të enjten në një ceremoni private familjare.

Është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare akademiku i njohur shqiptar, Rexhep Qosja.

Qosja është larguar në heshtje, pa zhurmë dhe larg vëmendjes publike e institucionale.

Lajmi është dhënë nga familjarët dhe të afërmit e tij, që thonë se akademiku është përcjellë për në banesën e fundit këtë të enjten më 23 prill.

“Varrimi u zhvillua në praninë e anëtarëve të ngushtë të familjes. Me dëshirë të të ndjerit, nuk do të organizohet ceremoni pritjeje nga familja. Familja nuk do të marrë pjesë në organizime institucionale”, thuhet në njoftim.

Akademiku Rexhep Qosja lindi në fshatin Vuthaj të Gucisë në vitin 1936. Kulmin e krijimtarisë letrare e arriti në vitet ’70, teksa pas rënies së komunizmit në Shqipëri dhe luftës në Kosovë ishte një prej zërave më me peshë të ndërgjegjes mbarëshqiptare në rajon.

Qosja është autor i rreth dyzet librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë dhe shkrime polemike.

Botimet, shkrimet, analizat dhe opinionet e tij shquhen për karakterin e drejtpërdrejt, aq sa kritikët e cilësonin të ashpër.

Disa prej romaneve, dramave dhe novelave të tij janë botuar edhe në gjuhë të huaja në perëndim, si Vdekja më vjen për syve të tillë, roman i vitit 1974, apo “Një dashuri dhe shtatë faje” i vitit 2003.

Të fundit