Të tjera lajme

LIGA E PARË: VARDARI SHUMË PRANË TITULLIT KAMPION!

Tre barazime dhe  tre fitore të ekipeve mysafire  me  gjithsejtë  17 gola  të shënuar  është epilogu  i  gjashtë ndeshjeve  të  javës së  30  të sezonit  2025/2026  në Ligë e parë të  futbollit vendor

 Me dy ndeshjet e djeshme Struga Trim Lum – AP Brera  që përfundoi  0-1 dhe Tikveshi – Arsimi që përfundoi me barazim 1-1 u kompletua  java e 20-të e sezonit  2024/2026  në Ligën e parë të futbollit vendor.

Tre xhiro para përfundimit të kampionatit në Ligën e Parë të  futbollit, si duket gjërat po bëhen më të qarta sa i përket katër pozitave të para  pasi Vardari me 74 pikë është një hapë pranë titullit kampion, Shkëndija me  68 pikë ka të sigurt pozitën e dytë,  Struga Trim Lum me 62 pikë është e sigurt në pozitën e tretë, ndërsa Sileksi nuk lëviz nga pozita e katërt.

Dilema  e vetme  mbetet se cilat ekipe  do të renditen në pozitë e 8-të dhe të 9-të që çon në balotazh, pra Bashkimi me 40 pikë, Arsimi me  38, AP Brera me 36 pikë  dhe  eventualisht Pelisteri që ka  32 pikë, ndërsa Makedonija  Gj.P, Rabotniçki  dhe Shkupi, sipas të gjitha gjasave  do të kalojnë në një rang më poshtë.

Rezultatet  e xhiros së 30-të: Sileksi – Shkëndija  1-1, Shkupi – Makedonija  Gj.P 0-4,  Bashkimi – Vardari  0-2,  Rabotniçki – Pelisteri  3-3,  Struga Trim Lum – AP Brera  0-1 dhe Tikveshi – Arsimi  1-1

Tabelën e kryeson  Vardari  me 74 pikë, para Shkëndijës me  68  dhe  Struga Trim Lum me 62  pikë.
Shaban Sinani – TV Koha

Të fundit