Të tjera lajme

KF KAMJANI KAMPION NË LIGËN E TRETË PERËNDIM!

Pas fitores kundër Napredokut  3-1 në Kërçovë, ekipi i Kamjanit  edhe  zyrtarisht ka siguruar titullin kampion për sezonin 2025/2026 dhe ka  siguruar pjesëmarrje në balotazh për kualifikim në Ligën e dytë .

Klubi i  futbollit Kamjani  pas fitores së djeshme kundër Napredoku në Kërçovë me rezultatin 3-1 edhe zyrtarisht, dy xhiro para përfundimit të kampionatit, siguroi titullin kampion me 49 pikë apo tetë më tepër se Vëllazërimi që ka 41 pikë.

Me  këtë sukses Kamjani për herë të parë pas 48 viteve të themelimit  do të merr pjesë në balotazh për kualifikim në Ligën e dytë .

Por, në  xhiron  e  parafundit  më  10 maj  drejtuesit e klubit  pas  ndeshjes  me  Skënderbeun kanë paralajmëruar festë të madhe për të shënuar këtë sukses historik .

Në javën e 20-të u regjistruan këto rezultate: Napredoku – Kamjani  1-3, Reçica – Xhepçishti  1-4, Vëllazërimi – Dobroshti  8-4, Skënderbeu – Luboteni  3-1 dhe  Vardari – Renova  5-2

Dy  xhiro  para  përfundimit të kampionatit  tabelën e kryeson Kamjani me 49 pikë para Vëllazërimit  që ka  41.
Shaban Sinani – TV Koha

Të fundit