Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, realizoi një takim me banorët e fshatit Shipkovicë, ku u diskutua për projektin e Qarkores mbi fshatin. Gjatë takimit, qytetarët u informuan për rrjedhën e përgjithshme të projektit dhe fazat e realizimit, ndërsa patën mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigjet e nevojshme. Banorët shprehën mbështetjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim të plotë.
Sipas faqes në Facebook “Shipkovicasit”, banorët e këtij fshati I kanë thënë PO hapjes së trasesë së qarkores së Shipkovicës që nesër të lidhet me Prizrenin.
Këshilli i Bashkësisë Vendore së bashku me Këshillin e Komunës si dhe Kryetarin, Bilall Kasami, informuan pronarët e tokave, me Planin e Trasesë së Qarkores, pati sqarime të hollësishme për shumë pyetje të ndryshme.
Në fund u tha se pronat që do merren do të paguhen dhe drunjtë që do të priten do të mund të shfrytëzohen nga pronarët – njofton faqja “Shipkovicasit”, duke shtuar se do të ketë një sportel të veçantë në Komunë lidhur me pyetjet për zhvillimet e punës.
Gjithashtu sic njoftojnë nga Shipkovica, nëse gjatë punimeve dëmtohet ujësjellësi, Komuna e Tetovës ka garantuar riparimin e tij.
Gjithçka do të zhvillohet në bazë të ligjit dhe çmimi do të përcaktohet pasi të caktohet prona që merret për Trasenë, kurse banorët sa më parë t`i kthejnë tokat në emra personal me listë poseduese nga Kadastra e Tetovës.
Në fund, shipkovicasit i thanë PO hapjes së Trasesë së Qarkores së Shipkovicës – thonë nga Bashkësia Vendore e Shipkovicës, me në krye Nejazi Mjakin./Tv Koha/







