Të tjera lajme

TETOVË: NISIN PUNËTORITË PËR MENAXHIMIN ME QENTË ENDACAK!

Në buletinin e policisë së Tetovës, sot u njoftua se nga Qendra Mjekësore Gostivar është denoncuar se tek ata me lëndime të rënda trupore është pranuar një 19-vjeçare nga Gostivari, e cila është sulmuar nga qentë endacakë dhe gjatë përpjekjes për të ikur, ka rënë dhe ka pësuar lëndimet.

Ngjarja në fjalë për të disatën herë ngre shqetësimet mbi menaxhimin me këtë problematikë.

Pikërisht në këtë temë, sot në Tetovë është mbajtur një punëtori me temën “Angazhimi i komunitetit lokal në menaxhimin e popullatës së qenve”

Me këtë Agjenicia për Ushqim dhe Veterinari nis me realizimin e një sërë punëtorish ku marrin pjesë përfaqësues Ministrive të pushtetit lokal dhe të mjedisit, Komunat e Rajonit planor të Pollogut, përfaqësues të Bashkësive të Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, Oda Veterinarike, Fakulteti për Mjekësi Veterinarike nga Shkupi e të ngjashme, për të përpiluar një strategji për të menaxhuar këtë problem.

TANJA RISTEVSKA – AUV

“Strategjia do të bazohet në indikatorët që do t`i tubojmë pas vizitave nëpër rajone respektivisht në bazë të të dhënave që do t`i marrim nga cdo vetadministratë lokale. Pikërisht për këtë I kyçim të gjithë institucionet relevante, sot në takim morën pjesë të gjithë shoqatat veterinarike, aktivistët, shoqatat e mbrojtjes së kafshëve të rajonit, me qëllim që të përgatitet një strategji që mund të zbaatohet vetëm për këtë rajon. E dijmë se problemi me qentë endacak është I madh, por ky problem nuk është I pazgjidhur dhe do të shkomë drejt zgjidhjes sipas parimeve të vendeve evropiane, në mënyrë të civilizuar, pa helmime të kafshëve ”

Ndryshe, Agjenicia për Ushqim dhe Veterinari, ka përgatitur ndryshime serioze ligjore për mbrojtjen e kafshëve. Sipas ndryshimeve të propozuara, mosrespektimi i rregullave për ruajtjen dhe lëvizjen e qenve do të sanksionohet me dënime deri 400 euro, derisa dënimet për maltretimin, lëndimin apo vrasjen e kafshëve do të shkojnë deri në 5.000 euro.

Nga Shoqatat e Tetovës për mbrojtjen e kafshëve bëjnë thirrje për më tepër empati ndaj kafshëve.

ANETA KLIKOVSKA –Shoqata për mbrojtjen e kafshëve

“Angazhimet tona si qytetarë por edhe si shoqatë nënkupton ushqimin e kafshëve, mjekimin, mbulimin e harxhimeve veterinarike dhe ushqim për çdo ditë, akomodimin në pansione. Mesazhi ynë për qytetarët është që të kenë më tepër empati. Për sulmet që ndodhin ndonjëherë, besoni se inicohen nga qytetarët. Do të ishte në rregull kur qytetarët në rajone të ndryshme të qytetit do të organizoheshin për të tubuar donacione për t`i trajtuar kafshët me vaksina por edhe t`i strehojnë”

Ndryshe, qëllimi kryesor I takimit është që të paraqitet menaxhimi i qenve endacakë dhe të braktisur si një mjet për ruajtjen e numrit, përmes një qasje të përbashkët, angazhimit dhe përfshirjes së të gjithë aktorëve relevant.

Synohet krijimi I një platform të përbashkët për koordinim ndërmjet sektorit civil, institucioneve shtetërore dhe shkencore, vetëqeverisjes lokale, shërbimeve veterinare dhe shoqatave për mbrojtjen e kafshëve./Tv Koha/

Të fundit