Dje, në periudhën nga ora 14:30 deri në orën 19:00 në Gostivar dhe rrethinën e Gostivarit, zyrtarë policorë nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike Gostivar kanë privuar nga liria tre persona në fshatin Banjicë e Poshtme të Gostivarit.
Gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një celular dhe sende me mbetje të drogës narkotike.
Në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore Gostivar, zyrtarët policorë kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse te njëri prej tyre. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar disa paketime me marihuanë, peshore digjitale dhe para në valuta dhe prerje të ndryshme.
Gjithashtu, me urdhër gjyqësor është kryer bastisje edhe në shtëpi në në fshatin Banjicë e Poshtme. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar një qese me marihuanë dhe një pushkë e kalibrit të vogël me karikator me katër fishekë.
Të tre janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të vijojnë kallëzimet përkatëse……Dje, në orën 19:50 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria dy të mitur 16-vjeçarë nga fshati Rogle, pasi që tek ata është gjetur dhe sekuestruar marihuanë. Është njoftuar Prokurori Publik dhe me ta është kryer bisedë zyrtare në prani të prindëve.
—–Dje, në orën 08:00 në SPB Tetovë, një burrë 51-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se është mashtruar nga një person nga Shkupi. Sipas denoncimit, në periudhën nga shkurti deri në mars të vitit 2025, personi e ka vënë në lajthitje duke i premtuar vizë pune për shtet të huaj, për çka në disa raste ai i ka paguar gjithsej 2.790 euro.
……
Dje, në orën 19:30, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 44-vjeçar nga Tetova, duke vepruar sipas denoncimit paraprak se ka kërcënuar ish-bashkëshorten e tij 34-vjeçare.
…..
Dje, në orën 20:15 në SPB Tetovë, një 40-vjeçar ka denoncuar se në udhëkryqin mes rr. “Bllagoja Toska” dhe rr. “JNA” në Tetovë, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga një person mashkull.
……
Dje, në orën 22:30 në SPB Tetovë, një 42-vjeçar nga fshati Vejcë i Tetovës, ka denoncuar se rreth orës 19:20 në rr. “Ilinden” në Tetovë, djali i tij i mitur është sulmuar fizikisht nga disa persona.
……
Dje, në SPB Tetovë është denoncuar se në periudhën midis orës 18:00 dhe 19:00, në një xhami në rr. “Jasht Vardarit” në Tetovë, është hyrë me përdorim të forcës dhe është marrë një kasafortë metalike në të cilën kishte mjete monetare nga donacionet. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.







