Të tjera lajme

Kasami ;Së bashku me nxënësit e shkollave të mesme dhe arsimdashësit në debatin e organizuar në Qendrën Rinore

Së bashku me nxënësit e shkollave të mesme, të rinj dhe arsimdashësit në debatin e organizuar në Qendrën Rinore theksova nevojën se sot në kohën e digjitalizimit kemi nevojë për krijimin e një sistemi të komunikimit në mes nxënësve, përforcimit të raporteve nxënës dhe arsimtar, dhe përforcimin e luftës kundër bullizimit si një ndër fenomenet që sot po shfaqet në shoqërinë tonë.
Simbolika pa telefona me pjesëmarrje aktive në debate dhe procesin arsimor krijon një ambient të barabartë për të gjithë. Të rinjtë sot kanë më së shumti nevojë për komunikim të drejtpërdrejtë, për motivim dhe qasje më të lehtë dhe në këtë drejtim Komuna e Tetovës, së bashku me “Qendrën Rinore” është duke punuar me përkushtim për të krijuar shkolla me më shumë mësim, me më pak telefona, më tepër cilësi dhe më pak bullizëm, më shumë socializim sesa përjashtim.

Të fundit