Të tjera lajme

LONDRA VISHET ME TË KUQE – ARSENALI KAMPION PAS 22 VITEVE!

Arsenali është zyrtarisht kampioni i ri i Premier Ligës, kjo pas barazimit të Mançester Sityt kundër Bournemouth në transfertë.

Me 4 pikë diferencë dhe me një ndeshje për t’u luajtur, “Topçinjtë” kanë siguruar matematikisht titullin kampion në Angli pas 22 vitesh pritjeje.

 Kur referi kryesor në ndeshjen Bournmaut – Manchester City fishkëlloi për herë të fundit, festa nisi në kampin e Arsenalit. “Topçinjtë” matematikisht siguruan titullin, kurse gëzimi i futbollistëve ishte i papërshkrueshëm.

Tifozët e Arsenal mbrëmë shprehën gëzim të madh, duke festuar titullin në Premier League pas një pritjeje prej 22 vitesh.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta u shpall kampione pas barazimit 1-1 të Manchester City ndaj AFC Bournemouth, duke siguruar titullin një javë para përfundimit të sezonit.

Mijëra tifozë u mblodhën rreth stadiumit Emirates Stadium dhe në zona të tjera të veriut të Londrës, ndërsa festës iu bashkuan edhe legjendat e klubit. Një pjesë e futbollistëve po ashtu morën pjesë në festime, të cilat vazhduan deri në orët e hershme të mëngjesit.

Për Arsenalin kjo është titulli i 14-të në elitën angleze, ndërsa klubi këtë sezon ka mundësi të fitojë edhe trofeun e UEFA Champions League Final, me finalen kundër Paris Saint-Germain që do të zhvillohet më 30 maj në Budapest.

Të fundit