Të tjera lajme

Mot i paqëndrueshëm në ditët në vijim, paralajmërojnë sinoptikët

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa përgjatë Vardarit erë e përforcuar nga drejtimi verior (mbi 50 km/h).

Temperatura minimale do të jetë në interval nga 6 deri në 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri në 28 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira tëndryshueshme me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, në disa pjesë të luginës erë e përforcuar e përkohshme nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të bie 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 26 gradë.

Të premten dhe në ditët e fundjavës së vazhduar moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, në disa vende me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht proceset do të jenë më intensive në formë të stuhisë me shi të rrëmbyeshëm (mbi 20l/m²), bubullima dhe erë të fortë (mbi 60 km/h).

Të fundit