Të tjera lajme

Mickoski nga Ohri: Kompania gjermane “Kostal” është një histori suksesi që e lëviz ekonominë maqedonase

Kompania gjermane “Kostal” në Ohër është investim që paraqet inspirim për të gjithë ne të vazhdojmë së bashku edhe në vitet që vijojnë, të plotësohemi – mbështetemi dhe së bashku të përparojmë, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e festimit me rastin e 10-të vjetorit të punës në “Kostal” në Maqedoni.

Një dekadë, sipas tij është periudhë mjaft e gjatë që të mund të kthehemi prapa dhe të bëjmë analizë të gjithçkaje që është bërë në Ohër nga ana e “Kostal” dhe Qeverisë së Maqedonisë.

“Një dekadë është periudhë e mjaftueshme që të vlerësojmë se kemi bërë mjaftueshëm, nëse kemi hapësirë së bashku të bëjmë akoma më tepër, të vendosim qëllime të reja dhe të bëjmë plane që të ndërtojmë një të ardhme edhe më të suksesshme. Sepse, sa është më i suksesshëm “Kostal”, këtu në Ohër dhe në Maqedoni, aq edhe ne si shtet do të jemi më të suksesshëm dhe anasjelltas”, theksoi Mickoski.

Të ardhurat në kompani, theksoi në pesë vitet e fdundit janë rritur nga 80 milionë euro në 280 milionë euro, sa pritet.

“Ky është një rezultat jashtëzakonisht i rëndësishëm ekonomik jo vetëm për kompaninë, por edhe për ekonominë maqedonase, në të cilën ju merrni pjesë drejtpërdrejt përmes produktit të brendshëm bruto. Të qenit ndër pesë kompanitë kryesore për sa i përket eksportit në ekonominë maqedonase është një sukses vërtet i madh dhe në emër të Qeverisë dua t’ju falënderoj për gjithçka që keni bërë në dekadën e kaluar”, tha Mickoski.

Duke uruar 10 vjetorin jubilar të kompanisë, kryeministri tha se Qeveria qëndron në dispozicion për gjithçka që mund të ndihmojë.

Me më shumë se 200 milionë euro investime “Kostal” e bën investimin më të madh gjerman tek ne në pjesën e industrisë automobilistike. Në kompaninë në Ohërpunojnë mbi 1.300 të punësuar.

Të fundit