Të tjera lajme

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 21 Maj

Më 21.05.2026 në ora 15:00 në rrugën “Belichica” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin S.M.(20) nga Shuto Orizari i Shkupit, me qëndrim të përkohshëm në Gostivar. Ai kërkohej me fletarrest në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti e katër muajsh për veprën penale të kryer “vjedhje e rëndë”. Gjithashtu, ai dyshohet edhe për vepra të tjera penale “vjedhje e rëndë” të kryera gjatë ditës së kaluar nëpër shtëpi në rajonin e Gostivarit. S.M. është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Shkupit për vuajtjen e dënimit.

…….Më 21.05.2026 në ora 21:35 në DPB Gostivar, I.M. nga Gostivari ka denoncuar se nga shtëpia është larguar axha i tij A.I. (63) nga fshati Forinë, i cili punonte si bari në një stan në rrethinën e fshatit Vrapçisht. Pas ndërmarrjes së masave dhe kërkimit në terren, I.M. së bashku me zyrtarë policorë nga DPB Gostivar dhe një ekip të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Gostivar, në rrethinën e fshatit Vrapçisht, në afërsi të një rruge që po ndërtohej nga kompani private, më 22.05.2026 rreth orës 06:00, A.I. është gjetur i vdekur. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e kanë kryer prokurori publik dhe ekipi i këqyrjes nga DPB Gostivar.

…….Më 21.05.2026 në ora 12:40, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin K.B.(36) nga Tetova, duke vepruar pas një denoncimi të mëparshëm se rreth orës 11:00 në shtëpinë familjare në Tetovë ka sulmuar fizikisht nënën e tij 62-vjeçare, si dhe ka dëmtuar një pjesë të mobilieve. Gjatë ndërmarrjes së masave ndaj K.B. është kryer alkotestimi, me çrast janë matur 1,49 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.

……Më 21.05.2026 në ora 15:10 në SPB Tetovë, G.I.(42) nga fshati Falisht i Tetovës, ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij A.H.(60). Sipas denoncimit, rreth orës 14:40, kam që G.I. po punonte në garazhin e tij, A.H. ka filluar të hidhte hekur në afërsi të objektit, pas së cilës e ka sulmuar fizikisht. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

……..Më 21.05.2026 në ora 17:30 në DPB Gostivar, Xh.N.(37) nga fshati Banjicë e Poshtme ka denoncuar se më 20.05.2026 rreth orës 17:40 në rrugën “Pavle Avramoski” në Gostivar, djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga D.J. dhe djali i saj. Po punohet në zbardhjen e rastit.

……Më 21.05.2026 në ora 22:30 na rrugën “107” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga personin liria B.Sh.(26) nga Tetova. Ai dyshohet për kryerjen e veprës penale “vjedhje” sipas nenit 235 të Kodit Penal, përkatësisht se paraprakisht i ka marrë një trotinat elektrik personit B.B.(41) nga Tetova. Sendi i marrë është gjetur dhe i është kthyer pronarit. B.Sh. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.

……

Më 21.05.2026 në DPB Gostivar është denoncuar se rreth orës 17:40 në rrugën “Bregu i Vardarit” në Gostivar ka shpërthyer zjarri në një market, përkatësisht në objektin ku mbaheshin ambalazhe të ndryshme dhe paketime kartoni. Nga zjarri janë përfshirë dhe dëmtuar një traktor “IMT 539” dhe një automjet udhëtarësh “Volkswagen Passat” me targa të Gostivarit, pronë e H.Z.(61) nga Gostivari, ndërsa janë dëmtuar dy kondicionerë të jashtëm, një gjenerator dhe një pjesë e fasadës së objektit afarist, si dhe në katin përdhes të ndërtesës fqinje është dëmtuar pjesa e jashtme e banesës së E.D.(47) nga Gostivari. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Gostivar. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i DPB Gostivar.

……Më 22.05.2026 në periudhën prej orës 00:05 deri në ora 02:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë realizuar një kontroll aksion në një objekt hotelierik të gjetur në rrugën lokale për në fshatin Saraqinë të Tetovës. Gjatë kontrollit, për shkak të qëndrimit të padeklaruar në vend, janë shoqëruar katër shtetase të huaja, prej të cilave dy nga Brazili dhe dy nga Ukraina të moshës nga 23 deri në 31 vjeç. Ato do t’i dorëzohen Departamentit për Krim Ndërkufitar, Migracion, Të Huaj dhe Riatëdhesim për procedurë të mëtejshme.

 

Të fundit