Të tjera lajme

TETOVA E PËRGATITUR PËR PARAQITJE DINJITOZE NË ‘DURRËSI 2026’ (VIDEO)

Në  edicionin e 21-të mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë ‘’Durrësi 2026’’ që fillon më 28 Maj marrin pjesë ekipe nga Durrësi, Tetova, Peja, Ulqini, Bujanoci  dhe  Arbëreshët e Zarës. Hapja  solemne është caktuar  të premten në ora  10:00.

Nga data 28-të deri më 31 Maj qyteti i Durrësit është nikoqire e edicionit  të 21-të, Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë ku  tradicionalisht marrin pjesë ekipe nga Tetova, Peja, Ulqini, Bujanoci dhe ekipi nikoqir i Durrësit, ndërsa kësaj  radhe pjesëmarrëse do të  jetë  edhe një ekip me Arbëreshët  e Zarës.

Në  seancën  e fundit  përgatitore  të  ekipit  tetovar   i pranishëm  ishte  edhe  kreu  i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, i cili premtoi  se do të jetë i pranishëm në hapjen  solemne  të Turneut. Kryetari Kasami, ekipit I uroi suksese, ndërsa kapitenit ia dorëzoi flamurin e Komunës, emblemën  e të  cilit duhet ta prezantojnë denjësisht.

BILALL KASAMI – Kryetar i Komunës

‘’Porosia  më e madhe  është që ata  të kalojnë mirë  atje dhe  të shoqërohen  me  bashkëmoshatarët e tyre  nga  të  gjitha trojet  etnike. Patjetër  që ne presim se do të kthehen edhe me fitore  por në këtë rast  duke pasur  para sysh  formatin  dhe edicionin e garave  më me rëndësi është pjesëmarrja se sa fitorja’’ deklaroi kryetari Bilall Kasami

 Seleksionuesi Halim Hodai me këtë rast paraqiti listën përfundimtare  të futbollistëve të  cilët  do ta përfaqësojnë Tetovën dhe premtoi  se  ekipi ësht maksimalisht i përgatitur  për këtë  sfidë mbarëkombëtare.

HALIM HODAI – Seleksionues për Tetovën

‘’Sa  i përket këtij manifestimi  të Turneut  qël mbahet në Durrësi 2026, jemi me  të vërtet të përgatitur  mirë. Kemi bërë një ekip kompakte prej  shumë klube  të rrethinës së Tetovës   edhe  shpresojmë për  një paraqitje  sa më  dinjitoze atje  në Turne’’ deklaroi  seleksionuesi  Halim Hodai

Koordinatori  për Tetovën, Muzafer  Livoreka dorëzoi veshje  sportive  me të  cilat futbollistët tetovar do të prezantohen  në hapjen  solemne  dhe  gjatë qëndrimit  në Durrës.

Nisja  është caktuar për ditën e enjte  në ora  10  para shkollës së mesme Tekstile në Tetovë./Tv Koha/

Të fundit