Ndwrkaq nga BDI gjithashtu pwrmes njw press-konference thonw se VLEN kërkoi votën e shqiptarëve duke premtuar se do ta çonte përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në një nivel më të lartë, sic thonw, me të paktën 31.5% në institucionet shtetërore. Por, sipas integristwve, pas dy vitesh në pushtet, rezultati është diametralisht i kundërt.
Nga premtimi për 31.5%, përfunduam te konkurse me 0% shqiptarë.
Në vend që të rikthenin një mekanizëm më të fortë mbrojtës, VLEN solli një projektligj që nuk mbron përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.
Përkundrazi.
Është një ligj i ndërtuar mbi konceptin që prej vitesh e promovon doktrina nacionaliste dhe Karakamisheva: cilësia, e jo etnia, respektivisht parimi i “cilësisë” në vend të përfaqësimit etnik, duke minuar një nga arritjet më të rëndësishme të Marrëveshjes së Ohrit.
Me këtë propozimligj nuk parashihen kuota etnike, sanksione juridike e as identifikimin e etnisë nga instizucionet për kandidatët.
Nuk parashihen kurrfarë garancie.
Prandaj ky propozimligj nuk e forcon përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, por e shkatërron atë.
Ndërkohë, për të mbuluar këtë dështim, drejtuesit e VLEN-it pretendojnë se kanë realizuar 2.500 punësime dhe avancime.
Pyetja është shumë e thjeshtë:
Ku janë këto 2.500 punësime?
Në cilat institucione?
Në cilat konkurse?
Sepse statistikat zyrtare nuk e mbështesin këtë pretendim.
Madje vetë kryeministri deklaron se punësimet bëhen sipas nevojave dhe kompetencave, duke dëshmuar se filozofia e kësaj qeverie nuk është forcimi i përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, por zëvendësimi gradual i tij me një koncept tjetër.
Ky është dallimi mes premtimeve dhe realitetit.
Premtuan 31.5%. Sot shqiptarët përballen me konkurse pa asnjë shqiptar të punësuar.
Premtuan mbrojtje të të drejtave kolektive. Sot kanë mbetur pa Balancues.
Premtuan forcim të përfaqësimit. Sot kanë propzuar një ligj që e minon atë.
Ky është bilanci i tyre pas dy vitesh.
Premtuan më shumë përfaqësim. Sollën më pak shqiptarë në institucione. Premtuan ndryshim. Sollën kthim mbrapa.”







