Të tjera lajme

DY AUTOMJETE KUNDËR ZJARRIT NË KOMUNËN E BOGOVINËS

Rajoni i Komunave të Bogovinës dhe Vrapçishtit pajisen me dy kamionë zjarrfikësish falë donacionit që vijnë nga Rajoni i Tirolit të Austrisë.

Për këtë nënstacion zjarrfikësish, me 6 të punësuar, përvoja austriake dhe donacionet do të ndihmojnë që kjo njësi të jetë sa më e përgatitur teknikisht për përballje eventuale me stuhi zjarri, sidomos tani kur hyjmë edhe në sezonin e verës.

FETI ABAZI – Kryetar i Komunës së Bogovinës

Përfaqësuesit e Tirolit të Austrisë u shprehën të kënaqur me objektin e zjarrfikësve për Rajonin Bogovinë – Vrapçisht duke potencuar se me kompletimin e trajnimeve ky nënstacion do të ndikojë për sigurinë më të madhe të qytetarëve dhe pronave në këtë rajon.

PETER LOGAN – Koordinator nga Tiroli – Austri

“Maqedonia e Veriut ka bërë ndryshime të mëdhaja me këto nënstacione, i përgëzoj për këtë. Kur do të kemi mundësinë të vazhdojmë me trajnimet atëherë do të kemi një stacion të mirë të zjarrfikësve në këtë rajon”

Gjatë viteve të kaluara NJTKZ – Tetovë ka shënuar një progress sa I përket pajisjeve përmes donacioneve dhe projekteve. Kjo njësi renditet si një ndër më të pajisurat në vend, kurse me disperzimin e nënstacioneve në Bogovinë, Tearcë dhe Zhelinë po rritet gjithnjë e më shumë siguria e qytetarëve dhe pronave të tyre.

AVNI AMETI – Komandant i NJTKZ – Tetovë

Donacioni nga Tiroli i Austrisë paraqet vazhdimin e bashkëpunimit që janë paraprirë nga vizita studimore, adaptimin e hapësirave të garazheve dhe forma tjera të mbështetjes teknike. Qëllimi strategjik është funksionimi i nënstacioneve të zjarrfikësve me qëllim që të sigurohet reagimi i shpejtë në terren dhe të përforcohet siguria e qytetarëve në rajonet më të largëta, ku me automjetet e terrenit do të kontribuohet në mbulimin më të madh rajonal dhe koordinim më të mirë gjatë intervenimeve./Tv Koha/

Të fundit