Të tjera lajme

PËRFUNDOI TURNEU MBARËKOMBËTARË I FUTBOLLIT ‘’DURRËSI 2026’’ (FOTO)

Me ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Durrës përfundoi edicioni i 21-të Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë “ Durrësi 2026”.  Fituesi  doli  ekipi i Durrësit  para  Arbëreshëve të Zarës , Tetova doli në vendin e tretë. Edicioni i  22-të  mbahet  në Pejë.

Një ditë plot emocione, energji pozitive dhe ndeshje të bukura sportive, ku ekipet pjesëmarrëse treguan talent, disiplinë dhe shpirt gare.

Atmosferë festive u vërejt  sidomos në mbylljen e këtij  Turneu kur u ndanë trofetë, medaljet  dhe mirënjohjet  për  më të mirët.

Kampion doli Durrësi, vendi i dytë i takoi Arbëreshëve të Zarës, vendi i tretë i takoi Tetovës,  ndërsa ekipi  më i  disiplinuar  u shpall Ulqini.

Lojtar më i mirë i  këtij turneu u shpall Matijas Memeti i Durrësit, portieri më mirë ishte Luka Zelençiç i Arbëreshëve të Zarës, ndërsa  golashënuesi më i mirë ishte Leard Salihi i Tetovës.

Pas përfundimit të turneut Koordinatori i qytetit organizator, Eduard Salillari, për  TV Koha  deklaroi;

‘’Mendoj  që ky aktivitet u realizua më së miri sepse nga herët  tjera kemi  qenë nga pesë ekipe këtë vit u bashkua edhe  ekipi i shqiptarëve  të Zarës të cilët e kompletuan të gjashtët.  Luajtëm tamam një kampionat mbarëkombëtarë për  zonën tonë të Ballkanit’’ deklaroi koordinatori  Eduard Salillari

Koordinator i Tetovës Muzafer Livoreka dhe seleksionuesi Halim Hodai u  shprehën të kënaqur  me  rrjedhën dhe cilësinë e turneut.

‘’Porosia që  doli është   se në të  ardhmen  Arbëreshët e Zarës do të jenë pjesë e aktivitetit   që nënkupton  se  e madhështon këtë aktivitet ‘’ tha  koordinatori Muyafer Livoreka

’Personalisht jam shumë i kënaqur nga  ekipi  ynë, nga djelmoshat  të  cilët  dëshmuan  disiplinë karakterë  dhe Kulturë sportive. Edhe vendi i tretë është një sukses për ne’’ tha  trajneri Halim Hodai

Arbëreshët e Zarës kishiun fituar respektin dhe nderin, kurse ky manifestim mbarëkombëtar do t`i motivojë edhe më shumë.

’Porosi  ishte miqësia e përbashkët  shoqërimi , njohja  dhe   energjia e  mirë  dhe përvoja  e re  që të gjithë neve  na  pasuron’’ tha Marjan Maruna

Ky  aktivitet nuk është vetëm një garë për trofe, por edhe një festë e bukur e sportit ku talenti, respekti, miqësia dhe të rinjtë shqiptarë bëhen bashkë!

Në  fund organizatori  për  të  gjitha  ekipet  ndau Kupa, medalje  dhe mirënjohje .

Edicioni i  22-t i këtij  aktiviteti Mbarëkombëtar  do të  organizohet  në qytetin e Pejës, ndërsa Arbëreshët e Zarës  premtuan në të ardhmen pritet që  një nga  edicionet të organizohet edhe në Zarë.
Shaban SINANI – TV KOHA

Të fundit