Kandidatët për rektor të ardhshëm të Universiteti i Tetovës, Farhri Ramadani, Jusuf Zejneli dhe Kushtrim Ahmeti, prezantuan sot platformat dhe vizionet e tyre për udhëheqjen e universitetit në mandatin e ardhshëm trevjeçar 2026–2029.
Gjatë prezantimeve, kandidatët shpalosën planet e tyre për zhvillimin institucional, ngritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor, si dhe për forcimin e rolit të universitetit në shoqëri. Ata theksuan rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin akademik dhe studentët në proceset e ardhshme zhvillimore.
Të tre kandidatët u zotuan se do të punojnë me përkushtim dhe përgjegjësi për të vazhduar avancimin e Universitetit të Tetovës, duke synuar rritjen e standardeve akademike, zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe forcimin e pozitës së universitetit në hapësirën e arsimit të lartë.
FAHRI RAMADANI – Kandidat për rektor
JUSUF ZEJNELI – Kandidat për rektor
KUSHTRIM AHMETI – Kandidat për rektor
Ngjarja ngjalli interesim të madh, duke mbledhur një numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish nga bota akademike, stafi universitar dhe studentët, të cilët ishin të pranishëm për të dëgjuar programet dhe prioritetet e secilit kandidat.
Procesi zgjedhor për rektorin e ri pritet të përcaktojë drejtimin e institucionit për periudhën 2026–2029, ndërsa komuniteti universitar do të ketë mundësinë të vlerësojë programet dhe vizionet e kandidatëve në garë./Tv Koha/








