Të tjera lajme

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 01 Qershor

Dje në orën 17:00, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 50-vjeçar nga Gostivari. Paraprakisht, pas marrjes së urdhrit gjyqësor, është kryer bastisje në shtëpinë e tij në lidhje me veprat penale nga neni 237, 396 dhe 215 të Kodit Penal. Gjatë bastisjes, në njërën nga dhomat janë gjetur rroba që lidhen me veprën penale „grabitje“ (neni 237), ndërsa në ballkon është gjetur një saksie me dy rrënjë të bimës kanabis. Sendet e gjetura janë sekuestruar, ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.

……Dje rreth orës 09:40 në një lokal të një personi juridik në rrugën „Pançe Poposki“ në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë arrestuar 3 persona, të gjithë nga Gostivari, duke vepruar pas një denoncimi të mëparshëm se kanë prishur rendin dhe qetësinë publike me një përleshje fizike mes tyre. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të vijojë parashtresë përkatëse.

……Dje zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria dy persona nga fshati Senokos i Gostivarit, duke vepruar pas një denoncimi të mëparshëm të një 37-vjeçari nga fshati Gradec i Gostivarit, se në një furgon e kanë sulmuar fizikisht dhe e kanë kërcënuar djalin e tij të mitur, i cili po kthehej nga shkolla. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtresë përkatëse.

……Dje në orën 21:15, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Gallatë kanë privuar nga liria një grua 34-vjeçare nga një fshat i Gostivarit. Paraprakisht, në orën 17:20 në DPB Gostivar, kunata e saj 39-vjeçare ka denoncuar se më 31 Maj, në shtëpinë e tyre të përbashkët në një fshat të Gostivarit, pas një debati të mëparshëm për fëmijët e tyre të mitur, e ka sulmuar fizikisht. Ajo është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse.

……Dje në orën 21:40 në SPB Tetovë është denoncuar se në banesën e tij në Bllokun 82 në Tetovë është gjetur i vdekur një 47-vjeçar nga Tetova. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndierit është dërguar për obduksion.

……Dje në orën 18:12 në SPB Tetovë, nga Spitali Klinik i Tetovës është denoncuar se tek ata me lëndime të rënda trupore është sjellë një 52-vjeçar nga fshati Poroj i Tetovës. Sipas denoncimit, duke drejtuar një moped me targa të Shkupit në bulevardin „Vidoe Smilevski Bato“ rreth orës 16:30, ai ka humbur kontrollin mbi mopedin dhe ka rënë, me çka ka pësuar lëndimet. Është njoftuar prokurori publik, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.

……Dje në orën 22:30 në Stacionin Policor Gallatë, një 57-vjeçar nga fshati Debresh ka denoncuar se rreth orës 18:30 në fshat, pas një debati të shkurtër për shkak të një kontesti të mëparshëm gjyqësor, është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Të fundit