Të tjera lajme

Mevlan Ademi: Zgjidhja nuk duhet shpikur. Ajo ekziston. Zbatoni ligjin!

Me një reagim publik në rrjetet sociale, Mevlan Ademi ka theksuar se çdo tentativë për të ofruar një zgjidhje të pjesshme ose kompromis rreth Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është e papranueshme.

Ai vlerëson se gjuha shqipe nuk mund të trajtohet si favor apo temë negociatash, pasi bëhet fjalë për një të drejtë të garantuar me Kushtetutë dhe me ligj.

Ende pa parë një draft zyrtar, një gjë është e qartë.

Çdo tentativë për të ofruar një zgjidhje të pjesshme, një “semi-zgjidhje” apo një rrugë anash Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është e dëmshme. Gjuha shqipe nuk është çështje negociate. Nuk është favor. Nuk është kompromis. Është e drejtë kushtetuese dhe ligjore. 

Prandaj, nuk ka nevojë për interpretime të reja, verifikime shtesë apo procese që vetëm sa shtyjnë zbatimin e asaj që tashmë është e garantuar me ligj.

Zgjidhja nuk duhet shpikur. Ajo ekziston.Zbatoni ligjin. Pikë.

Të fundit