Të tjera lajme

KF “CETINSKA” ME DY VITE GARIM KUALIFIKOHET NË LIGË TË TRETË

Përfundoi kampionati 2025/2026  në Ligën Futbollistike Komunale të Tetovë, ku pas 22 xhirove, KF “Cetinska” nga Tetova,  për të parën herë u shpall kampion dhe në sezonin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Tretë.

Klubi i futbollit “Cetinska” nga Tetova, në sezonin e dytë të garave  në Ligën Komunale të futbollit, ka shënuar suksesin historik pasi krahas titullit kampion njëherit janë kualifikuar edhe në Ligën e Tretë.

Ishte  kjo  arsyeja kryesore që ekipi së bashku me tifozët në ndeshjen e fundit  kishin  organizuar një festë për të shënuar këtë sukses të jashtëzakonshëm.

Për trajnerin Fatmir Memetin, ky sukses është rezultat i punës, përkushtimit dhe mbështetjes së të gjithë atyre që besuan në këtë projekt.

“Ishte një rrugëtim dyvjeçar, jo i lehtë pasi vitin e kaluar ishim në vendin e dytë, nënkampion, edhe pse ishte viti parë garues kurse sivjet mblodhëm forcën, treguam karakter sportiv dhe sot shpallemi kampion  ku edhe festojmë titullin kampion të Ligës Komunale’’ deklaroi trajneri Fatmir Memeti

Pjesë e ekipit kampion ishte edhe ish- futbollisti i Shkëndijës, veterani  Bashkim Arifi i cili ishte edhe ndihmës i trajnerit.

‘’Unë edhe si  trajner edhe si  lojtar kam pasur mundësi ta  shijoj edhe publikun e  ekipit  tonë  Cetinskës. Me  shumë kënaqësi i falënderoj të  gjithë  që kanë marrë pjesë në këtë moment  historik të klubit tonë’’ tha ndihmës trajneri dhe futbollisti Bashkim Arifi.

Skuadra e Cetinskës gjatë kampionatit ka regjistruar plot 101 gola, ndërsa ka pranuar  vetëm 25. Njëri ndër golashënuesit më  të mirë ishte Lorik Lika i cili thotë se ka shënuar golin e parë dhe të 100-in për klubin e tij.

‘’Jam shumë i lumtur që pikë së pari u inkuadruam në Ligën e tretë të futbollit të Maqedonisë. Jam shumë i lumtur që kam shënuar golin e parë pas themelimit të  klubit dhe  golin e fundit të 100-të’’  tha futbollisti Lorik Lika

Kujtojmë se Lagja e Cetinskës është një vatër futbolli që ndër vite ka nxjerrë shumë futbollistë cilësorë, emra që kanë lënë gjurmë me fanellën e Shkëndijës dhe ekipe  tjera  të futbollit vendor e më gjerë ./Tv Koha/

Të fundit