Më 02.06.2026 në ora 17:10 në Tetovë, zyrtarë policorë nga Sektori për Polici Kriminalistike pranë SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin B.A.(37) nga Tetova. Arrestimi u bë duke vepruar sipas një denoncimi paraprak nga ish-partnerja e tij 38-vjeçare nga rrethina e Tetovës, e cila ka raportuar se rreth orës 08:30 në një hapësirë parkingu në Tetovë, ai ka hyrë me dhunë në automjetin e saj të udhëtarëve dhe i ka marrë telefonin celular, ndërsa më parë e kishte ndjekur dhe shqetësuar. B.A. është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.
……Më 02.06.2026 në ora 11:10 në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore Gostivar është raportuar se tek ata janë sjellë me lëndime të rënda trupore personat H.S.(60) dhe R.R.(36), të dy nga Gostivari. Sipas raportimit, ata i kanë marrë lëndimet gjatë kryerjes së detyrave të punës për një firmë private në lagjen “Zona e Gjashtë” në Gostivar. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve, H.S. është transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ndërsa R.R. është ndaluar në Qendrën Mjekësore Gostivar. Ësëhtë njoftuar Prokurori Publik, ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi inspektues nga DPB Gostivar dhe një inspektor nga Inspektorati Shtetëror i Punës.
……Më 02.06.2026 në SPB Tetovë është raportuar se rreth orës 09:50 në Shkollën Shtetërore të Mesme Profesionale “Mosha Pijade” në Tetovë ka shpërthyer një zjarr në një kabinë të tualetit të meshkujve. Zjarri është shuar nga punonjësit me aparate kundër zjarrit dhe hidrante. Gjatë fikjes së zjarrit, si pasojë e thithjes së tymit, punonjësit N.R., I.P., M.S., A.Z., B.K. dhe G.M. janë dërguar në Qendrën Klinike në Tetovë për t’u ofruar ndihmë mjekësore. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi inspektues i SPB Tetovë në bashkëveprim me Prokurorin Publik.
……Më 02.06.2026 në ora 14:40 në rrugën “Lubo Bozhinovski Pish” në Tetovë, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga Tetova. Gjatë kontrollit të trafikut rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar një moped me targa të Tetovës, të cilin ai po e drejtonte, dhe pas kontrollit të kryer është konstatuar se e drejtonte pa pasur patentë shoferi. Shoqërimi në polici është kryer në prani të prindit të tij G.S., ndërsa mopedi është konfiskuar. Ndaj tij do të vijë padi përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
……Më 02.06.2026 në ora 19:20 në bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 17-vjeçar nga fshati Grupçin i Tetovës. Gjatë kontrollit në trafikun rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar një automjet udhëtarësh “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, të cilin ai po e drejtonte, dhe pas kontrollit të kryer është konstatuar se e drejtonte pa pasur patentë shoferi. I mituri është privuar nga liria në prani të nënës së tij M.M., automjeti është konfiskuar dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet padi përkatëse.
……Më 02.06.2026 në ora 19:00 në SPB Tetovë, H.A. (37) nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 16:20 në rrugën “Luboten” në Tetovë, pas një debati paraprak, vajza e saj 16-vjeçare është sulmuar fizikisht nga një bashkënxënëse e saj. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
……Më 03.06.2026 në ora 00:35 në rrugën “Ilinden” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin G.Xh. (29) nga Republika e Shqipërisë, pasi tek ai është gjetur dhe konfiskuar një lëndë pluhur e bardhë. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet parashtresë përkatëse.







