Të tjera lajme

MASH dhe OSBE i forcojnë kapacitetet e mësimdhënësve për arsimin ndërkulturor dhe kohezionin shkollor

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës,prof. dr. Vesna Janevska dhe shefi i Misionit të OSBE-së në Maqedoni, Kilian Val, sot u ndau certifikata 50 mësimdhënësve nga shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoni, të cilët morën pjesë në punëtorinë për krijimin e aktiviteteve argëtuese për nxënësit, të cilët nxisin mbështetje,bashkëpunim dhe respekt për diversitetin ndërmjet nxënësve. Punëtoria u organizua nga MASH dhe OSBE dheu mundësoi mësimdhënësve mjete të reja praktike për krijimin e mjediseve shkollore më gjithëpërfshirëse, më të sigurta dhe më mbështetëse.

Në fjalimin e saj, ministrja Janevska tha se arsimi ka një rol kyç në ndërtimin e besimit, bashkëjetesë dhe vlera të përbashkëta dhe për këtë arsye është e domosdoshme të krijohen shkolla, në të cilat të rinjtë do të fitojnë njohuri, por edhe do të lidhen, të kuptohen dhe të respektojnë njëri-tjetrin.Në këtë proces, mësimdhënësit dhe shërbimet profesionale janë aleatët më të fuqishëm të institucioneve, ndërsa e madheështëmbështetja e shumë partnerëve vendorë dhe ndërkombëtarë, mes të cilëve edhe OSBE.

“Me avansimin e këtyre aftësive, ju kontribuoni drejtpërdrejtë në zhvillimin e inteligjencës emocionale te nxënësit, gjë që është veçanërisht e rëndësishme në kohën dhe rrethanat në të cilat jetojmë, si dhe në forcimin e mendimit kritik dhe kompetencave ndërkulturore. Me këtë, ju i ndihmoni nxënësësve dhe familjevetë tyre që të identifikohen, si pjesë e një historie të përbashkët të progresit dhe inovacionit”, u tha Janevska mësimdhënësve, duke shtuar se shkolla është vendi i parë, ku të rinjtë mësojnë se dallimet nuk janë pengesë, por përparësi në krijimin e perspektivave të reja, nxisin të mësuarit nga njëri-tjetri dhe na bëjnë të bashkuar dhe më të fortë si shtet.

Janevska theksoi se Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Misioni i OSBE-sënë Shkup zbatojnë më shumë aktivitete të përbashkëta për forcimin e arsimit të integruar, të cilat tashmë po japin rezultate të dukshme.

“Këtë vit, si rezultat i mbështetjes programore të OSBE-së dhe punës së përkushtuar të Komisionit, skema e granteve për integrimin ndëretnik është përforcuar më tej. Janë përfshirë fusha tematike të qarta për aktivitete të përbashkëta, ndërsa shuma e granteve është dyfishuar.Si rezultat i kësaj, kemi marrë iniciativa shumë më cilësore dhe më të qëndrueshme, që i unifikojnë të rinjtë. Kemi ndarë gjithsej 57 grante – 39 për shkollat fillore dhe 18 për shkollat e mesme, me të cilat realizohen punëtori të përbashkëta, aktivitete edukative, ngjarje kulturore dhe sportive. E ndjekim drejtpërdrejtë realizimin e këtyre projekteve dhe jemi të kënaqur me arritjet”, theksoi ministrja.

Shprehu bindjen se Ministria e Arsimit dhe Shkencës mbetet fuqimisht e përkushtuar në krijimin e arsimit cilësor,gjithëpërfshirës dhe të integruar, sepse pikërisht një sistem i tillë është kyç për përparimin shoqëror.

Ambasadori Val theksoi rolin kyç të mësimdhënësve,në ndërtimin e mjedisit shkollor të sigurt dhe stimulues,ku promovohet diversiteti, mirëkuptimi dhe besimi i ndërsjellë. Ai nënvizoi, se investimi në zhvillimin profesional të mësimdhënësve është me rëndësi thelbësore për përmirësimin e cilësisë së arsimit për çdo nxënës dhe nxënëse në vend.

“Roli juaj, si mësimdhënës shkon shumë përtej përcjelljes së njohurive. Ju krijoni mjedise shkollore, ku kultivohen respekti, bashkëpunimi dhe diversiteti. Përmes njohurive të reja dhe mjeteve praktike për punën me nxënës nga mjedise të ndryshme, ju jeni edhe më të përgatitur për të krijuar shkolla, ku çdo nxënës ndihet i pranuar, i respektuar dhe i sigurt.Përmes forcimit të kompetencave tuaja për arsimin ndërkulturor dhe metodologjitëgjithëpërfshirëse të mësimdhënies, ju jeni edhe më të përgatitur për t’i ndihmuar të rinjtë të përballen me sfidat e sotme dhe për të kontribuar në krijimin e shkollave më të sigurta dhe më nxitëse. Jemi krenarë që mbështesim punën tuaj, e cila është me rëndësi thelbësore për avancimin e cilësisë së arsimit dhe forcimin e kohezionit shoqëror”, theksoi Ambasadori Val.

Trajnimi u ndihmoi mësimdhënësve të zhvillojnë qasje praktike për nxitjen e dialogut, zgjidhjen e konflikteve dhe ndërtimin e marrëdhënieve pozitive, ndërmjet nxënësve në klasë.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Të fundit