Të tjera lajme

VLEN përshëndet Panairin e Librit Shqip: Libri shqip në zemër të Shkupit

VLEN përshëndet organizimin e Panairit të Librit Shqip, një ngjarje me rëndësi të veçantë kulturore dhe kombëtare, që për herë të parë sjell në Sheshin Skënderbe, në zemër të Shkupit, mbi 50 shtëpi botuese dhe mijëra tituj në gjuhën shqipe.

Ky aktivitet i rëndësishëm po realizohet nga Komuna e Çairit dhe me përkushtim të bashkëkryetarit të VLEN-it, Izet Mexhitit, i cili vazhdimisht ka mbështetur nisma që promovojnë kulturën, arsimin dhe identitetin shqiptar në vend.

Libri, gjuha dhe kultura janë shtylla të identitetit tonë kombëtar dhe ura që lidhin brezat me dijen, kujtesën dhe vlerat tona. Prandaj, çdo nismë që promovon leximin dhe afirmon kulturën shqiptare meriton jo vetëm mbështetje institucionale, por edhe pjesëmarrje sa më të gjerë qytetare.

Ftojmë të rinjtë, nxënësit, studentët, mësuesit, prindërit dhe të gjithë dashamirët e librit ta vizitojnë Panairin e Librit Shqip nga 4 deri më 7 qershor në Sheshin Skënderbe dhe të bëhen pjesë e kësaj feste të dijes, kulturës dhe identitetit shqiptar.

Shkupi dhe Çairi këto ditë do të jenë kryeqendra e librit shqip dhe e promovimit të vlerave tona kombëtare.

Të fundit