Të tjera lajme

ANKETË E TV KOHA: QYTETARËT – SHKËNDISË I PËRSËRITET HISTORIA!

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka marrë një dënim të rëndë nga Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Në total, Komisioni Disiplinor pranë FFM-së i ka shqiptuar dënim prej 105.000 eurove skuadrës shqiptare nga Tetova.

Tv Koha pyeti qytetarët dhe sportdashësit nga Tetova lidhur me këtë vendim. Anketa tregon se qytetarët janë të zhgënjyer nga këto masa dhe nuk besojnë në drejtësi, duke aluduar se FFM-ja për dikend është nënë e për dikend njerkë.

‘’Unë nuk kam koment  për shkak se Shkëndija  është e mësuar  që të dënohet çdo herë, Që në kohën e monizmit  u  dënoheshe  kurse  ka nacionalizëm dhe irredentizëm, kurse  tash pas  rithemelimit  gjejnë  gjëra  tjera .Prej rithemelimit e këndej Shkëndija  është skuadra  më e dënuese  në Europë dhe nuk është çudi se na  dënuan. Dënimi  vërtet është pa  lidhje  për  mua  për shkak se  në rast  se dikush  duhet  të  dënohet në këtë  situatë  duhet  të dënohet vet Federata e Futbollit për shkak  se ata  kanë qenë organizator  të kësaj ndeshje. Si mundet ata  njerëz të  futin  asi pankarta që thonë ato me  përmbajtje nacionaliste  ose thonë edhe naciste. Gjithë ai nam arsenali të mjeteve domethënë  kjo është e kurdisur që vetëm e vetëm ta dënojnë  Shkëndijën.  Me  këtë  kjo s’ka  mbaru për shkak  se Shkëndija  duhet menjëherë të njoftoi instancat  ma të larta  sidomos UEFA-n dhe të  shihet  rregullorja  e dënimeve se si është bërë.  Federata  duhet  të dënohet , ta dënojë  vetveten edhe për shkak të mos rezultateve që  i ka me reprezentacionin. Prej kur kanë filluar  këta  15-1 është rezultati. Dmth nuk punonë mirë Federata.  Ka shumë për  të folur  por  për shkak se koah  është e shkurt  mund të them që  këta  këtë gjë e bëjnë  ma së tepërmi  për shkak se në futboll ka  fut  hundë, edhe  kokë edhe këmbë politika. Kur vinë VMRO-ja në pushtet ndodhin këto gjëra’’ – tha për Tv Koha Habil Bexheti.

 ‘’Si tifoze e Shkëndijës , sigurisht edhe si qytetare e Tetovës, duke ditur se kam ndjekur Shkëndijën gjatë gjithë jetës time është një akt i shëmtuar nga ana e  FFM-së. Edhe pse FFM-ja ka qenë organizatore e kësaj ndeshje e kanë dënuar  Shkëndijën me mjete  financiare  ku  kjo sipas meje e FFM-ja  kthehet  si në kohën kur ka udhëhequr  ‘’Xingo’’ , të themi  par më shumë se 20 viteve’’ – tha për Tv Koha, Arbenita Meta.

‘’Po si duket se neve historia na përsëritet. Kjo faktikisht është  kthimi i viteve të 90-ta , ku faktikisht Shkëndija për një të hedhje të një çakmaku  dënoheshe me  mija e mija marka  atëherë. Dhe  tani përsëri  pothuajse ajo gjendje  është  kthye,   ajo situatë  në të cilën klubet shqiptare janë të diskriminuese . Kështu që Gostivari  u tërheqë krejtësisht, ekipi i Ohrit Voska edhe  ajo u tërhoq. Pra  të  diskriminomë skajshmërisht. Neve  do të duhet  d.m.th  të mblidhen klubet shqiptare,  të mbajnë një mbledhje  dhe  të  sjellin vendime se çfarë të bëjnë më tutje. Kjo është më e padurueshme ajo që veçanërisht u shprehë tani me  këto  dënimet drakonike ndaj  Shkëndijës’’   – tha për Tv Koha ish-referi Nexhat Kasa.

 ‘’ Sipas dënimit, është dënim shumë i lartë. Për rrethanat tona klubet  tjera kalojnë me dënime shumë më të lehta’’ – tha një qytetar.

‘’Përafërsisht ka dënime ama duhet të ia vlejë dënimi për t`u dënuar. Sipas asaj që  thoni ju maqedont akoma më keq i fyejnë shqiptarët edhe nuk  dënohen. Unë mendoj  se të merren masa edhe ka pala Maqedonie. Të dënohet edhe kjo nëse e meriton aman edhe ajo tjetra. Te na është e padrejtë, te na dënohen tonëtt kurse ato nuk dënohen asnjëherë’’ – tha një qytetar.

“Sa  i përket  dënimeve, duke  si  dënimi  i  madh  për klubin e Shkëndisë , Por kompetent për ato punë është  normal FFM-ja .Kemi pa  që  dënime të këtilla  ka pasur edhe  në Kosovë  ku edhe  skuadra e Ferizajit  është  e  dënuese  me at nivel Ferizaji  është  edhe një vjet  jashtë  Kupës së Kosovës. Njëkohësisht edhe  Shkëndija është  dënua kjo është dënimi që kanë vendosur  komisioni disiplinor  i FFM-s. Normal që KF Shkëndija  me  siguri  që  do të bëje  ankesë  dhe  do të vendos  prapë komisioni  disiplinor pranë FFM-së për  dënimin që ja  kanë dhënë Shkëndijës’’ – tha për Tv Koha ish-futbollisti Xhengis Rexhepi.

/Tv Koha/ 

Të fundit