Të tjera lajme

VLEN: 24 VITE PUSHTET NUK U MJAFTUAN PËR KANALIZIMIN NË ZAJAZ!

Njëzet e katër vite BDI-ja nuk ndërtoi kanalizim për banorët e Zajazit, thanw sot nw njw press-konferencw nga VLEN. Sipas tyre, sot, në vend të kanalizimit, qytetarët kanë një projekt të papërfunduar, kanale të hapura, gropa septike dhe një rrezik serioz për mjedisin jetësor.
Ndërkohë, sic thonw nga VLEN, shteti dhe qytetarët kanë pësuar dëme milionëshe dhe kanë humbur fonde evropiane.

Sipas informacioneve të publikuara, Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal për shkak të dyshimeve për keqpërdorime gjatë realizimit të projektit për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrjetit të kanalizimit në Kërçovë.

Bëhet fjalë për më shumë se 127 milionë denarë dëm të drejtpërdrejtë ndaj Buxhetit dhe rreth 9,47 milionë euro fonde të humbura nga programi IPA, të cilat tani do të duhet të kompensohen me paratë e qytetarëve.

Projekti nuk dështoi sepse mungonin paratë. Paratë ekzistonin. Bashkimi Evropian kishte siguruar miliona euro.

Projekti dështoi në periudhën kur BDI-ja drejtonte institucionet, për shkak të një garancie bankare të dyshimtë, një banke që përfundoi në falimentim, nënkontraktorëve të paautorizuar të përzgjedhur mbi baza partiake dhe mungesës së kontrollit të vërtetë institucional.

 

Të fundit