Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, u bëri thirrje institucioneve që të zbatojnë shpejt dhe plotësisht vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se respektimi i sundimit të ligjit dhe garantimi i të drejtave të të gjitha komuniteteve mbeten ndër kushtet themelore për avancimin e vendit në procesin e integrimit evropian.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, bëri thirrje për zbatim të shpejtë dhe të plotë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se respektimi i sundimit të ligjit mbetet një nga kushtet themelore në rrugën e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Duke folur për rëndësinë e funksionimit të institucioneve, Rokas theksoi se Gjykata Kushtetuese përfaqëson autoritetin më të lartë gjyqësor në vend dhe vendimet e saj duhet të respektohen pa vonesa.
“Është thelbësore që vendimet e Gjykatës Kushtetuese të zbatohen me shpejtësi. Kjo është ajo që Bashkimi Evropian mbështet. Sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të pakicave etnike janë pjesë thelbësore e procesit të anëtarësimit në BE, prandaj presim që institucionet t’i zbatojnë këto vendime me përpikëri dhe në mënyrë të plotë”, deklaroi Rokas.
Ai nënvizoi se përparimi në fushën e sundimit të ligjit dhe garantimi i të drejtave të të gjitha komuniteteve mbeten ndër kriteret kryesore që Bashkimi Evropian vlerëson në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.







