Akuza, kundërakuza dhe krahasime mes “24 muajve” dhe “24 vjetëve” kanë dominuar përplasjen e radhës mes BDI-së dhe VLEN-it. Ndërsa partitë matin sukseset dhe dështimet e njëra-tjetrës, qytetarët vazhdojnë të përballen me sfida që nuk zgjidhen me retorikë politike, transmeton Televizioni KOHA.
VLEN nuk ka takat për t’i bërë kërkesa VMRO-DPMNE-së, tha Ali Ahmeti nga një tubim zgjedhor në Saraj. Ahmeti tha se nga 26 pika të platformës, VLEN nuk ka mundur të realizoj asnjë meqë kanë hyrë në qeveri si humbës, transmeton Televizioni KOHA.
Ahmeti madje tha se nuk është mirë për ardhmërinë e shtetit dhe për maqdonasit që të ua mohojnë të drejtat shqiptarëve, duke e marr shembull Jugosllavinë se çka i ndodhi kur filloi të mohojë të drejtat e etnive që jetonin aty.
Nga ana tjetër nga VLEN thonë se për 24 muaj në Qeveri po i ralizojnë punët dhe projektet që BDI nuk arriti t’i bëj për 24 vjet, transmeton Televizioni KOHA.
Megjithatë, pavarësisht mburjes së partive, qytetarët vazhdojnë të kenë probleme esenciale, siç është ekonomia, byrokracia, shërbimi i dobët mjeksor dhe migrimi. /Televizioni KOHA.







