Të tjera lajme

VLEN: PO U JAPIM FUND KAZINOVE PRANË SHKOLLAVE, 500 METRA LARG FËMIJËVE TANË | VIDEO

Me miratimin e Ligjit të ri për lojërat e fatit, më në fund shteti vendoset në anën e familjes, fëmijëve dhe të rinjve, thanë gjatë një press-konference nga VLEN, duke shtuar se për vite me radhë, industria e bixhozit u lejua të zgjerohet pa kontroll, të hyjë në lagjet tona, të afrohet pranë shkollave dhe të bëhet pjesë e përditshmërisë së qytetarëve.

Një nga zotimet tona ka qenë ulja drastike e numrit të kazinove dhe objekteve të lojërave të fatit. Me ligjin e ri vendoset distanca minimale prej 500 metrash nga shkollat fillore dhe të mesme. Sipas vlerësimeve tona, me miratimin e këtij ligji, numri i objekteve të lojërave të fatit në gjithë territorin e vendit pritet të ulet për rreth 75 për qind. Në Çair, për shkak të mënyrës se si është e organizuar infrastruktura dhe afërsisë së objekteve arsimore, ulja mund të arrijë deri në 90 për qind. Me këtë ligj vendosen kushte më të rrepta për licencim, ndalohet reklamimi që e paraqet bixhozin si sukses apo mënyrë jetese, ndalohet përdorimi i figurave publike dhe përmbajtjeve që synojnë të miturit, ndërsa mbikëqyrja ndaj gjithë sektorit forcohet ndjeshëm. Kompanitë që merren me lojëra të fatit do të kenë edhe detyrime më të mëdha financiare, me qëllim që fitimet e krijuara në kurriz të qytetarëve të mos vazhdojnë si deri më tani. Po ashtu, historike është mbyllja e 358 platformave ilegale online deri më tani.

Beteja jonë nuk ndalet këtu. VLEN ka filluar të merret edhe me kompanitë e kredive të shpejta, të cilat shpesh krijojnë përshtypjen se funksionojnë në të njëjtin zinxhir me kazinotë. Njëra e zhyt qytetarin në varësi, tjetra në borxh. Të dyja bashkë e varfërojnë familjen dhe e dobësojnë shoqërinë.

Në vend të kazinove pranë shkollave, zgjedhim shkollën dhe arsimin.

Në vend të kaosit në bixhoz, vendosim rregull dhe përgjegjësi.

VLEN zgjedh fëmijët, familjen dhe të ardhmen.

E premtuam. Po e realizojmë.

Të fundit