Të tjera lajme

GRATË KËRKUAN PRIVATËSI NË PISHINË, KRITIKËT PANË “FUNDIN E DEMOKRACISË” (video)

Vendimi për të rezervuar një orar të caktuar në pishinë vetëm për gjininë femërore, ka shkaktuar reagime në opinion. Disa madje i kanë quajtuar TALIBANË tetovarët ndërsa Tetovën e kanë etiketuar si Afganistan.

Mirëpo drejtori i pishinës së qytetit thotë se ky vendim ka ardhur me kërkesë të vetë gjinisë femërore dhe shoqatave të ndryshme, të cilët thonë se ndjejnë rehati më të madhe kur ka vetëm femra në pishinë. Madje Muhamet Avziu thotë se dukshëm është rritur numri i gjinisë femërore që e shfrytëzojnë pishinën nga marrja e këtij vendimi.

MUHAMED AVZIJA– Drejtor i Pishinës

Ai madje shpjegoi se këtë dukuri nuk e gjen vetëm në Tetovë, por edhe në shtetet dhe qytetet perëndimore siç është Gjermania, Belgjika etj.

MUHAMED AVZIJA– Drejtor i Pishinës

Përveç pishinës së qytetit, edhe pishinat tjera private kanë caktuar ditë të veçanta për gjininë fermërore, çka ka bërë që menjëherë të shtohet numri i grave që frekuentojnë pishinat. Ky vendim është pritur shumë mirë nga qytetarët të cilët thonë se moti kohë ka pasur nevojë për një gjë të tillë. Përndryshe, në pishinën e qytetit termini i caktuar vetëm për gratë është të mërkurën dhe të shtunën, nga ora 08:30 deri në 12:30./Tv Koha/

Të fundit