Të tjera lajme

DRAMË NË AEROPORTIN “MAQEDONIA”: U thye dritarja e avionit gjatë fluturimit drejt Mynihut – ajri tërhoqi një pasagjer, ndërsa gruaja e tij e mbante nga këmbët! (VIDEO)

Një dramë e vërtetë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fluturimin e kompanisë „Ryanair“ nga aeroporti i Selanikut „Maqedonia“ drejt Mynihut. Incidenti, i cili i tronditi pasagjerët, ka ndodhur menjëherë pas ngritjes së avionit.

Gjatë fluturimit është dëgjuar një zhurmë e fuqishme, pas së cilës është çarë njëra nga dritaret e avionit, ka deklaruar njëri nga pasagjerët për portalin rthess.gr.

Presioni në kabinë ka rënë dhe janë aktivizuar maskat e oksigjenit. Sipas dëshmitarëve, momenti më kritik ka qenë kur pasagjeri që ishte ulur pranë dritares së thyer është tërhequr nga forca e ajrit. Shpatullat e tij tashmë kishin dalë jashtë avionit, kur pasagjerët që ishin ulur pranë tij filluan ta tërhiqnin prapa. Mes tyre ishte edhe bashkëshortja e tij, e cila e mbante nga këmbët, transmeton Pa Censurë.

“Pasagjeri u shpëtua sepse kishte të vendosur rripin e sigurisë”, kanë deklaruar dëshmitarët për Radio Selanikun.
Piloti menjëherë ka ndryshuar drejtimin e fluturimit dhe ka kërkuar ulje emergjente, pas së cilës avioni është ulur në mënyrë të sigurt.

Sipas informacioneve të fundit, shtetasi serb i lënduar është dërguar në spital me autoambulancë për shkak të një lëndimi në qafë. Ndihmë mjekësore i është dhënë edhe një gruaje shtatzënë që ndodhej në avion.

Të fundit