Me kompletimin e ndeshjeve çerekfinale mësohen dyshet gjysmëfinaliste të Botërorit 2026, pra aktualisht katër kombëtaret më të mira në botë si Franca, Argjentina, Spanja dhe Anglia . Në çerekfinale, Anglia mposhti Norvegjinë me rezultatin 2-1, ndërsa kampionia në fuqi Argjentina triumfoi 3-1 ndaj Zvicrës pas kohës shtesë.
Botërori 2026 ka hyrë në fazën vendimtare, ndërsa është shkruar një faqe e re në historinë e Kupës së Botës. Për herë të parë katër kombëtaret e para në renditjen zyrtare të FIFA-s kanë siguruar njëkohësisht një vend në gjysmëfinale.
Franca, Argjentina , Spanja dhe Anglia do të luftojnë për dy vendet e finales, duke konfirmuar dominimin e tyre në futbollin botëror.
Me katër ndeshjet çerekfinale tani më janë zhvilluar 100 ndeshje në këtë edicion të Kupës së Botës, ku janë regjistruar 80 fitore dhe 20 barazime katër venmde kualifikim në raundin e radhës e kanë siguruar me penalti dhe atë 3 ndeshje në fazën e 1/16 dhe një në fazën e 1/8 të finales.
Në 100 ndeshjet e zhvilluara janë shënuar 287 gola, ndërsa 14 futbollist janë ndëshkuar me kartonë të kuq. Kujtojmë se në të dyja ndeshjet e fundit çerekfinale ka pasur ankesa të shumta përndarjen e drejtësisë. Listën e gola shënuesve e kryesojnë Lionel Mesi dhe Kilian Mbappe me nga 8 gola
Në çerekfinale, Anglia mposhti Norvegjinë me rezultatin 2-1, ndërsa kampionia në fuqi Argjentina triumfoi 3-1 ndaj Zvicrës pas kohës shtesë.
Më herët, Franca dhe Spanja kishin siguruar gjithashtu kualifikimin, duke kompletuar një katërshe historike.
Gjysmëfinalja e parë nesër me fillim në ora 21:00,do të vërë përballë Francën dhe Spanjën në Dallas, ndërsa një ditë më pas Argjentina dhe Anglia do të sfidojnë njëra-tjetrën në Atlanta.
Finalistet do të takohen në ndeshjen vendimtare më 19 korrik në Nju Jersey.








