Të tjera lajme

TETOVA DO TË BËHET ME OBJEKTIN E SAJ IKONIK – SAHAT KULLËN

Aty ku kanë ekzistuar sahat kullat, vendbanimet kanë qenë qendra të kazave ose vilajeteve. Sahat Kulla vendbanimit ia ka dhënë epitetin shehër.

E ndërtuar në shekullin XVI nga ana e Kaçanikli Mehmet Pashës ( i cili ka qenë me prejardhje nga Kaçaniku), Sahat Kulla e Tetovës është rrënuar në vitin 1933, në kohën e Mbretërisë së Jugosllavisë

Dokumentet flasin se në vitin 1822, Rexhep Pasha e restauroi Kullën e Sahatit dhe ajo ndërtesë ekzistoi për 110 vitet e ardhshme deri në vitin 1933.

Por nëse shfleton në internet, për revitalizimin e Sahat Kullës në Tetovë, para tetë viteve, do të gjeni edhe një projekt 3D të Sahat Kullës në Tetovë si pjesë e premtimeve parazgjedhore, atë kohë nga Lëvizja Besa.

Tani, Autoritetet e Komunës së Tetovës kanë ndërmarrë nismën për rindërtimin apo revitalizimin e kësaj ndërtese sic e quajnë ikonike të Tetovës. Një pjesë e mjeteve tashmë janë siguruar.

BILALL KASAMI – Kryetar i Komunës së Tetovës

“Veçmë kemi siguruar donacion për rikonstruimin dhe rikthimin e kësaj kulle, në bashkëpunim me Komunën e Konjës nga Republika e Turqisë e cila ka siguruar 200.000 euro për ndërtimin e kësaj kulle, por tanimë në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Kulturës do të kompletohet projekti, do të përpilohet edhe konstruksioni financiar ku do të dalë se sa do të jetë vlera totale e ndërtimit të saj”

Ministri I Kulturës, Sedat Sulejmani, në këtë projekt thotë se ka qenë I angazhuar që nga viti 2006 kur një ekip i arkeologëve zbuluan themelet e Sahat kullës.

SEDAT SULEJMANI – Ministër i Kulturës

Nga Qendra Kombëtare e Konservimit thanë se hulumtimet arkeologjike kishin vazhduar në mars të vitit 2006, ku ishte përpunuar projekti për ripërtrirjen e Sahat Kullës, por atëherë ishte vlerësuar si plagijaturë e Sahat Kullës së Gostivarit dhe këtu ndërpriten aktivitetet. Por, kjo qendër nuk u ndal me kaq!

ALEKSANDAR JORDANOSKI – Qendra Kombëtare e Konservimit

“Si drejtor, kërkova hulumtime plotësuese historike për pamjen e Sahat Kullës. E angazhova bashkëqytetarin tuaj Bransilav Svetozareviq I cili është Këshilltar në Komunën e Tetovës por edhe historian në Arkivin Historik të Maqedonisë dhe arritëm tek të dhëna të reja për pamjen e Sahat Kullës. E bëmë një fotografi me Intelegjencë Artificiale në bazë të të dhënave të gjetura. Këtu do të shihni se pjesa e mesme është ndërtuar nga mermeri. Për dallim nga Kulla e Sahatit në Gostivar që është e mbyllur , kjo është e hapur, kemi orë dhe kemi një hapje për dritare”

Autoritetet thonë se bëhet fjalë për një ndërhyrje të ndërlikuar për shkak se themelet e Sahat Kullës janë  në zonë urbane ku gërshetohet infrastruktura e qytetit, rrjeti elektrik e telefonik, ujësjellësit , por duhet të gërmohet më thellë se sa në 2006 për shkak të statikës e tokës.

Pavarësisht se projekti është I ndërlikuar , sipas autoriteteve, me një organizim të mirë, brenda një viti e gjysmë mund të përfundohet projekti.

 

Të fundit