Të tjera lajme

Alili: Më shumë rend në komunikacion, masa të shtuara kundër parkimit të parregullt!

Parkimi paralel mbetet një nga sfidat kryesore për funksionimin normal të komunikacionit në qytetin tonë. Për këtë arsye, Komuna e Tetovës, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me SPB Tetovë, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar parkimin e parregullt dhe për të garantuar qarkullim më të sigurt për qytetarët.

Apelojmë te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e parkimit dhe të shmangin parkimin paralel në vendet ku ai pengon lëvizjen e automjeteve, këmbësorëve dhe shërbimeve emergjente.
Gjithashtu, duam te informojme opinionin se është përgatitur Rregullorja e re për bllokimin, zhbllokimin dhe largimin e automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt në parkingjet dhe sipërfaqet publike.

Rregullorja parashikon përdorimin e teknologjisë moderne për identifikimin e automjeteve, përmes sistemit të automatizuar me kamera për njohjen e targave dhe lidhjes në kohë reale me sistemin informativ TE KLIK, me qëllim rritjen e efikasitetit, transparencës dhe saktësisë në kontrollin e parkimit.

Të gjitha procedurat do të zbatohen në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa përpunimi i të dhënave do të kryhet duke respektuar standardet për mbrojtjen e të dhënave personale.

Të fundit