Të tjera lajme

“TETOVA N`FESTË”: EKSPOZITA “TETOVA NË FOKUS” MBLODHI FOTOGRAFËT E TALENTUAR!

Ekspozita “Tetova në Fokus”, mblodhi punimet e fotografëve të talentuar nga Tetova. Përmes objektivit të tyre u pasqyruan bukuritë natyrore, trashëgimia kulturore dhe jeta e përditshme e Tetovës. Kjo ekspozitë është një dëshmi e rëndësisë së artit dhe fotografisë në promovimin e identitetit dhe vlerave të Tetovës.

Në kuadër të manifestimit “Tetova n’Festë”, u hap ekspozita fotografike “Tetova në Fokus”, ku u prezantuan punimet e fotografëve të talentuar nga Tetova.

Përmes objektivit të tyre, vizitorët patën mundësinë të shohin bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore, arkitekturën, traditat dhe jetën e përditshme të qytetit. Fotografitë sollën këndvështrime artistike që pasqyrojnë identitetin dhe shpirtin e Tetovës, duke nxjerrë në pah vlerat që e bëjnë qytetin unik.

KUJTIM AMETI – Profesor Ekspozita u mirëprit nga dashamirësit e artit dhe qytetarët, të cilët vlerësuan punën dhe kreativitetin e autorëve. Ky aktivitet dëshmoi edhe një herë rëndësinë e fotografisë si një formë e fuqishme e dokumentimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Tetovës.

“Tetova në Fokus” shërbeu jo vetëm si një ekspozitë artistike, por edhe si një ftesë për të njohur dhe vlerësuar më shumë bukuritë dhe identitetin e qytetit përmes syrit krijues të fotografëve vendas.

Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ndau mirënjohje për të gjithë fotografët pjesëmarrës! Në mesin e tyre edhe për kameramanin e Tv Koha, Agon Ameti./Tv Koha/

Të fundit