Dje (19-dhjetor) nga ora 11 deri në 15, në zonën e Tetovës me dy pika në Tetovë dhe në rrugën rajonale Tetovë-Pirok, janë zbuluar dhe sanksionuar gjithsej 8 automjete, gjegjësishtë shoferë që kryenin transportin publik pa dokumentet e nevojshme. Pas dokumentimit të rastit, ndaj pronarëve të automjeteve do të përgatiten parashtresa sipas nenit 284 të Kodit Penal.







