Kuvendi i Shqipërisë i ka hapur rrugë SPAK-ut për arrestimin e ish-kryeministrit shqiptar Sali Berisha.
Me 75 vota pro, mazhoranca ka miratuar dy raportet për heqjen e imunitetit të Berishës, teksa ky i fundit ndodhej në seancë plenare.
Kuvendi i ka hapur rrugë SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Me 75 vota pro, mazhoranca ka miratuar dy raportet për heqjen e imunitetit të Berishës, teksa ky i fundit ndodhej në seancë plenare.
Mazhoranca i ka dhënë Berishës fjalën në Kuvend, por ky i fundit nuk ka pranuar të flasë gjatë seancës plenare, ndërsa në përfundim të saj, ka garantuar se nuk do të dorëzohet kurrë.
Berisha është i dyti ish-kryeministër në historinë shqiptare ndaj të cilin kanë nisur hetimet dhe për të cilin kërkohet arrestim, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ndërsa kujtojmë se më 1993 u arrestua ish-kryeministri Fatos Nano.







