Të tjera lajme

Mot me vranësira me reshje të përkohshme shiu

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme në disa vende me reshje të përkohshme të shiut. Pasdite reshjet do të ndalen, ndërsa në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës nëpër lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 5 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 8 deri në 15 gradë.

Në Shkup paradite do të ketë paraqitje të shiut lokal. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të bie në 2 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 9 gradë.

Siç informon DPHM, deri në fund të javës së punës pritet stabilizim i motit me paraqitje të mjegullës nëpër lugina me intensitet të ndryshueshëm. Valë e lagësht me reshje kryesisht të shiut do ta përfshijë rajonin tonë të shtunën pasdite dhe të dielën.

Të fundit