Sot rreth orës 12.00 është raportuar se në rrugënKërçovë-Gostivar, në Strazhë, vetura “Sharan” me targa të Ohrit e drejtuar nga 49-vjeçari B.N. nga Ohri ka aksidentuar veturën e parkuar “Renault” me targa regjistrimi të Shkupit, në pronësi të Ndermarrjes “Rrugët e Maqedonisë”.Në aksident shoferi ka ndërruar jetë në vend, ndërsa janë lënduar tre persona shtetas të huaj nga Anglia dhe Surinami të cilët janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad” për ndihmë mjekësore.Në vendin e aksidentit prokurori publik dhe ekipi i policise se Gostivarit kanë kryer hetimet.TV KOHA







