Universiteti i Tetovës me një Akademi solemne ka shënuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit. Me këtë rast, ishin të ftuar shumë mysafirë nga vendi dhe jashtë,kurse prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Salajdin Saliu në fjalën e tij tha se hapja e shkollës shqipe në Korç u përkrah nga mërgimtarët sikruse edhe hapja e Universitetit të Tetovës.
Këtë akademi solemne e përshëndeti edhe kryetari i senatit Vullnet Ameti.
Në këtë përvjetor Universiteti i Tetovës ka ndarë Çmimin kombëtar “Fadil Sulejmani” për kryeministrin e parë shqiptar të Qeverisë Talat Xhaferi dhe artistin e mirënjohur Ilir Shaqiri.
Ky manifestim përmes video lidhjeve është përshëndetur edhe nga figura të njohura nga Kosova dhe Shqipëria.








