Të tjera lajme

Evidentohen raste të salmonelës

Virozat sezonale kanë rritur numrin e pacientëve në spitalin e Dibrës. Të dhënat të mjekëve amë si dhe të Spitalit të përgjithshëm thonë se brenda ditës ka edhe mbi 50 raste të cilët kanë kërkuar ndihmë shëndetësore. Por numri i pacientëve që kanë probleme me temperature të larta, vjellje, ethe si dhe probleme të tjera. Besohet se numri i pacienteve të sëmurë është edhe më i madh por që nuk paraqiten të gjithë dhe të kërkojnë ndihmë shëndetësore në spitale dhe mjekohen duke mare barna në barnatoret. Në Spitalin e Dibrës ka shumë intervenime në repartin e urgjencës, por shtohet edhe numri i pacientëve që kërkojnë vizita shtëpiake. Ndihma e shpejtë për çdo ditë është aktive thonë burime spitalore. Përveç pacientëve nga komuna e Dibrës, ka shumë pacient edhe nga komunat rurale Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë nga rajoni i Rekës së Poshtme. Janë evidentuar edhe raste me bakteren e Salmonelës, potencojnë në njësinë e Entit për shëndet publik në Dibër.

Sipas mjekut specialist nga Spitali i Përgjithshëm Lulzim Strikçani, numri i pacientëve që kërkojnë intervenime mjekësore është në rritje.

“Pacientët në pjesën më të madhe kanë probleme me temperatura të larta, pastaj vjellje si dhe ethe. Bëhet fjalë për viroza sezonale që shkaktohen nga temperaturat e larta por edhe nga ushqimi që përdoret. Shqetësimet që kanë pacientët me të vërtetë janë problem dhe shkaktojnë probleme shëndetësore. Disa nga pacientët kanë kolabirë dhe kanë qenë të alivanosur. Kjo situate nuk ka ndodhur viteve të fundit, prandaj edhe shkaku kryesor është temperatura e lartë”, thotë dr Strikçani. Situata është problematike edhe me numrin e madh të fëmijëve që paraqiten me simptomat të njëjta siç te të rriturit. Në ordinancën e fëmijëve ‘Dadiatria D’ informojnë se disa herë është rritur numri i fëmijëve që kanë problem me virozat sezonale. Por siç informojnë mjekët në këtë ordinancë deri tani nuk ka pasur raste ekstreme”, deklaroi ai.

Këtë verë siç informojnë nga Enti për shëndet publik –Ohër, njësia në Dibër janë evidentuar raste edhe të infeksionit me bakterjen e Salmonelës. Përgjegjësja e kësaj njësie në Dibër dr. spec. Violeta Shehu, për gazetën KOHA ka deklaruar se është evidentuar te një fëmijë bakterja e Salmonelës. “Edhe pse kemi zyrtarisht një rast të paraqitur jemi të bindur se ka edhe raste të tjera, prandaj kemi ndërmarr edhe aktivitete për të zbuluar shkaqet”, thotë Shehu. Të theksojmë se paraqitja e Salmonelës ndodh pas disa viteve dhe kjo baktere nuk ka qenë prezent mbi 6 vite.

Në barnatoret në Dibër thonë se dukshëm është rritur edhe kërkesa e medikamenteve që përdoren kundër temperaturës së lartë, etheve si dhe vjelljes. Farmacistët shtojnë se pjesa dërmuese e qytetarëve kërkojnë medikamente pa recetë, dhe trajtojnë virozët në kushte shtëpiake. (koha.mk)Vjollca SADIKIU

Të fundit