Të tjera lajme

Zgjedhjet e parakohëshme, BDI pro VLEN kundër

  • LSDM-ja është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare, respektivisht
    zgjedhje të përbashkëta lokale dhe parlamentare vitin e ardhshëm, sic edhe
    propozoi kryeministri Mickoski.Kreu i kësaj partie, Venko Filipce thotë se tezat
    për zgjedhje të parakohshme parlamentare ngrihen nga kryeministri Mickoski për
    shkak se tashmë e dijnë dhe janë të informuar se qytetarët janë të pakënaqur nga
    Qeverisja e tyre.Filipce mes tjerash vlerëson se propozimi i Mickoskit për zgjedhje
    të parakohshme është një “kërcënim” për VLEN-in dhe ZNAM-in të cilat tashmë e
    kanë të qartë se mbështetja për ta është zvogëluar.
    “Paralajmërimet për zgjedhje të parakohshme vetëm 5 muaj pas formimit të
    Qeverisë janë dëshmi se Qeverisë nuk po i shkon. Matjet tona në terren
    tregojnë se 65% e qytetarëve nuk janë të kënaqur nga puna e Qeverisë. Kjo
    nënkupton se 2 nga 3 qytetarë nuk janë të kënaqur me masat ekonomike
    veprimi politik po edhe nga ajo që Shqipëria na parakaloi rrugën e euro-
    integrimeve. Ky koketim me BDI-në më shumë do të thosha se është porosi
    parasegjithash për VLEN-in dhe ZNAM të cilët tashmë është e qartë se kanë
    mbështetje të margjinalizuar dhe përgjysmim të mbështetjes” tha Filipçe.
    Meqë LSDM-ja është për zgjedhje të parakohshme, le të bëjë kërkesë përmes
    grupit parlamentar për shpërndarjen e parlamentit, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.
    “Raportet mes partnerëve të koalicionit janë shumë të mira, ajo mund të
    shihet edhe nga politikat që promovohen në realitet. E dyta, nëse z.Filipce
    është i sigurtë në atë që e flet, ka grup parlamentar të përbërë nga 18 deputet
    le të dorëzojnë kërkesë për lëshim të parlamentit dhe ta vërtetojmë në
    zgjedhje atë që e flet me fjalë”, thonë nga VMRO-DPMNE.
    Pro zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në 2025 janë edhe integristët.
    Sipas tyre, këto zgjedhje kanë edhe logjikë financiare dhe se pranojnë dorezën e
    hedhur nga Mickoski.
    “Duke pasur parasysh qeverinë palegjitimitet etnik, duke pasur parasysh
    situatën me integrimet e vendit, situatën e mardhënieve ndëretnike, janë të
    pashmangshme dhe të nevojshme për përspektivën e shtetit dhe ne atë dorezë
    të hedhur të z.Mickovski, ne jemi për zgjedhje të parakohëshme ashtu sic
    kemi qenë gjithëmonë të gatshëm që të dalim në fushatë” – thonë nga
    Bashkimi Demokratik për Integrim.
  • Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti nuk mbështet idenë për zgjedhje të
    parakohshme parlamentare. Sipas tij, qeveria është stabile, ka shumicë prej 2 të
    tretave. Mexhiti tha se zgjedhjet eventuale të parakohshme do të ishin humbje kohe
    dhe shpenzim i panevojshëm. Ai tha se nga një proces i tillë humbin qytetarët dhe
    bizneset.
    Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, thotë se preokupimi kryesor janë
    qytetarët dhe zgjedhjet e parakohëshme nuk janë prioritet.
    Nismat për zgjedhje të parakohshme parlamentare u ngritën gjatë së enjtes së
    kaluar në Parlament, kur Kryeministri Mickoski duke u përgjigjur pyetjeve të
    deputetëve, bëri thirrje të drejtpërdrejtë për zgjedhje kreut socialdemokrat Venko
    Filipçe./TV KOHA/

Të fundit