TRYEZA E RRUMBULLAKËT
Organizuar nga Shoqata Akademike për shkencë dhe art-Tetovë
(02. nëntor. 2024-salla Frontiera, Hotel Merkur kat. III-të, ora 12.00)
Tema; A është gjuha shqipe zyrtare në RMV apo jo?
Duke u nisur nga debatet e fundit mbi statusin e gjuhës shqipe dhe deklarata e z. Albin Kurti, ne si Akademi po e ritheksojmë edhe një herë se vetëmashtrimi për pikë politike i ka dëmtuar Shqiptarët me decenje. Formulimi Kushtetues e pranon se gjuha shqipe është zyrtare ,por pastaj ,më poshtë, me lloj lloj kushtëzimesh dhe vijmë në situatë , që ajo nuk ka zbatim. Psh. shkollat, universitet, komunat, ndërmarjet nuk mund t’i drejtohen organeve qendrore në gjuhën shqipe. Dokumenti në gjuhën shqipe nuk është zyrtar, ai duhet përkthyer.
Tryeza akademike sollikëto:
KONKLUZIONE
- Të pranishmit u pajtuan se baza normative e Marrëveshjes së Ohrit për gjuhën është e dobët
- Kushtetuta e RMV e pranon se “ gjuha e bashkësë së caktuar” është zyrtare por në formën e asaj si shkruan aty dhe ligji pastaj e kufizon dhe përdor shantazhin që në njësi të vetëqverisjes lokale dhe degëve të Ministrisë mund të përdoret me kusht pasi që të shkruhet në Maqedonishte
- Ligji lejon që gjuha Shqipe të përdoret pjesërisht në komunat shqiptare me ( Neni 1, pika 4 ) “Në njësitë e vetëqeverisjes lokale gjuha dhe shkrimi që përdorin së paku 20% e qytetarëve është gjuhë zyrtare,krahas gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj cirilik”.
- Analiza e mirëfillt rezulton se Marrëveshja e Ohrit dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk është bë për gjuhën shqipe, por, për të gjithë bashkëstë etnike.
- Ligji për përdorimin e gjuhëve numron përdorimin vetëm në institucionet publike dhe nuk përfshinë ato ndërmarje me kapital të përzier si EVN, Telekom,Aeroporti ,Bankat, spitalet dhe ndërmarjet e tjera private, etj.
- Për institucionet; shkollat, komunat, universitetet komunikimi me qeverinë, institucionet publike,institucionet e tjera në Republikë parashihet që të bëhet vetëm në gjuhën Maqedonase
- Kur është bë Marrëveshja e Ohrit dhe Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk është menduar aspak se si do të zbatohet në praktikë Ligji për gjuhën kur qytetarët shqiptarë duhet të përkthejnë ate që e shkruajn Maqedonisht kurse nëpunësi civil maqedon që komunikon me palë nuk e din gjuhën e palës.
- Elita politike,intelektuale ka përgjëgjësi historike që me decenje , me pak përjashtime, krijoi opnionin publik të rrejshëm se gjuha shqipe u bë zyrtare.
- Si zgjidhje Tryeza ofroi modelin e Kosovar ku për 4 % serb e kemi këte zgjidhej Kushetuese në Nenin 5 që thotë: Gjuhë zyrtare në Republikën e Kosovës janë Gjuha Shqipe dhe Gjuha Serbe
- Poqese e nxisim të menduarit kritik vijm në përfundim se Ligji për përdorimine e gjuhëve është diskriminim dhe nën nivelin eKushetutës të vitit 1974 ecila mundësonte barazinëe gjuhëve të kombësive dhe shkrimin e formularëve, evidencës pedagogjike në shkolla, dëftesave, diplomave, procesverbaleve, dërgesave vetëm në gjuhën shqipe
- Gjuha Shqipe është zyrtare kur shkresat vetëm në gjuhën shqipe të kenë karakterin e dokumentit me vlerë publike.
- Akademia jonë është e mendimit që gjërat të thuhen haptas dhe duhet filluar debati afatgjatë që të kërkohet ndryshimi i Kushtetutës , të kontestohet Ligji për përdorimin e gjuhëve i cili nuk ka asnjëfarë zbatimi, nuk është praktik dhe vendos qytetarët në pozita të pabarabarta që disa prej tyre të njejtin tekst, dokument ta shkruajnë dikush një herë tjetri dy herë.
19.11.2024
Këshilli për informim i Akademisë







