Të tjera lajme

Majk pritet të elektrizojë skenën e “Tetova n’Festë”, sonte performojnë edhe 2TON, Nora Istrefi dhe artistë të tjerë

“Tetova n’Festë” vazhdon edhe këtë mbrëmje me një program të pasur muzikor, ku vëmendja kryesore pritet të jetë te performanca e reperit të njohur shqiptar Majk, një prej emrave më të suksesshëm të skenës muzikore.

Përveç Majk, publiku do të ketë mundësinë të shijojë edhe performancat e 2TON, Nora Istrefit, Emrah Brah, Bllekit, Jehona Shaqirit dhe DJ Batës, duke e kthyer mbrëmjen e 28 korrikut në një festë të madhe të muzikës moderne shqiptare.

Koncerti nis në ora 20:30, ndërsa organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët dhe mysafirët të bëhen pjesë e atmosferës festive që po e shndërron “Tetova n’Festë” në një nga ngjarjet më të mëdha kulturore dhe argëtuese të verës.

📍 Bulevardi “Boris Kidriç” – Tetovë
🗓️ 28 korrik
🕣 Ora 20:30

Të fundit