Të tjera lajme

Qytetarët do ta mbrojnë gjuhën shqipe

  • Të tubuar brenda tendave, përfaqësues të Frontit Evropian dhe mbështetës të tij,
    vazhdojnë të “ruajnë” gjuhën shqipe përpara Gjykatës Kushtetuese. Me Moton
    “roje të gjuhës” para Gjykatës Kushtetuese do të vazhdojnë të qëndrojnë së paku
    deri të mërkurën.Fronti Evropian sot në selinë e BDI-së në Tetovë ka mbajtur
    mbledhje, ku kanë diskutuar për çështjet e fundit politike në vend. Bujar Osmani
    thotë se kësaj nisme i janë bashkëngjitur edhe persona jashtë vijave partiake.
    Bujar Osmani
    Kreu i Aleancës për Shqiptarët, pjesë e Frontit Europian, Ziadin Sela
    Ziadin Sela, i cili po ashtu ka marrë pjesë, pas takimit tha se Qeveria nuk duhet të
    guxojë të prek të arriturat që janë bërë deri tani, duke iu referuar iniciativës për
    Ligjin për përdorimin e gjuhëve në Gjykatën Kushtetuese. Sela ftoi qytetarët që të
    bëhen pjesë e nismës “Roja e gjuhës” para Gjykatës Kushtetuese.Sa i përket
    deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski dhe të koalicionit VLEN, të cilët
    thonë se nuk ka nevojë për shqetësim në lidhje me vendimin që pritet të marrë
    Kushtetuesja më 11 dhjetor
    Deklarata Zian Sela
    Shumë aktivist dhe zyrtarë të Frontit Europian mëngjesi sot i zbardhi nën tendën e
    vendosur përballë Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur Gjuhën Shqipe nga
    zhbërja pas iniciativave që ka marrë Gjykata kushtetuese. Seanca e Gjykatës
    Kushtetuese është caktuar për më 11 dhjetor në ora 09 e 30 ndërsa në rend dite janë
    nismat për vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit për përdorimin e gjuhëve si pikë
    e parë. Ligji është në shënjestër të 13 nismave që përfshijnë 46 subjekte. Në seancë
    pritet të mos marrin pjesë gjykatësit shqiptarë, Osman Kadriu dhe Naser Ajdari.TV KOHA

Të fundit