Milan, Barcelona dhe Arsenali kanë siguruar fitore të rëndësishme në ndeshjet e mbrëmshme të raundit të gjashtë me formatin e ri të Ligës së Kampioneve, duke mbajtur hapin me tetë ekipet Pra që sigurojnë kualifikim në fazën tjetër .
Katalanasit kanë regjistruar fitore të madhe në transfertë kundër ekipit Borrusia Dortmund me rezultatin 3-2 , ndërsa heroi i kësaj fitoreje ishte Ferran Torres i cili realizoi dy gola në fund të ndeshjes. Barcelona me këtë fitore është ngjitur në vendin e dytë në tabelën e Ligës së Kampionëve dhe i duhet vetëm edhe një pikë në dy ndeshjet e fundit për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër
Ndërsa për Arsenalin u bë protagonist Saka në suksesin 3-0 ndaj Monako, pasi shënoi dy gola e dhe asistoi në golin e tretë. Juventusi me lojë të shkëlqyeshme mundi Mançester Sitin 2-0, ndërsa Milan 2-1 mundi ekipin Crvena Zvezda të Beogradit . Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Fejnord ndaj Spartës së Pragës 4-2,
Pas gjashtë xhirove të zhvilluara Liverpuli kryeson me 18 pikë, Para Barcelonës me 15, ndërsa pasojnë gjashtë ekipe me nga 13 pikë. Xhiroja e shtatë e formatit të ri në Ligën e kampionëve do të zhvillohet më 21 dhe 22 janar 2025
Rezultatet
Milan – Cërvena Zvezda 2:1 (1:0)
Arsenal – Monaco 3:0 (1:0)
Benfica – Bologna 0:0 (0:0)
Borrusia Dortmund – Barcelona 2:3 (0:0)
Feyenoord – Sparta 4:2 (3:1)
Juventus – Manchester City 2:0 (0:0)
Stuttgart – Young Boys 5:1 (1:1)
TABELA: Liverpooli kryeson me 18 pikë, pasojnë Barcelona me 15, Arsenali 13, Bayer 13, Aston Villa 13, Inter 13, Brest 13, Lille 13, Dortmund 12, Bayern Munih 12, Atletico 12, Milani 12, Atalanta 11, Juventusi 11, Benfica 10, Monaco 10, Sporting 10, Feyenoord 10, Club Brugge 10, Real Madrid 9, Celtic 9, Manchester CIty 8, PSV 8, Dinamo Zagreb 8, PSG 7, Stuttgart 7, Shakhtar 4, Sparta 4, Sturm 3, Girona 3, Crvena Zvezda 3, Salzburg 3, Bologna 2, Leipzig 0, Sllovan 0 dhe Young Boys 0.
Shaban Sinani / TV Koha
![]()







