Regjim i posaçëm i komunikacionit do të vendoset sot në zonën e qytetit të Shkupit, ku do të mbahen disa manifestime me rastin e festës së Buzmit.
“Për këto arsye, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor do të marrë masa për devijimin e trafikut si dhe masa për regjim të posaçëm të trafikut në rrugët ku do të lëvizin kortezhet e Krishtlindjeve dhe përreth objekteve fetare”, informojnë nga SPB Shkup.
“Njëherit, apelojnë te të gjithë qytetarët pjesëmarrës në komunikacion të respektohen rregullat të cilat do t’i japin nëpunësit policor.







