Të tjera lajme

NBA: LAKERS DHE GOLDEN STATE NË KRIZË TË REZULTATEVE

Tre fitore të skuadrave vendase dhe tre të atyre mysafire është epilogu i gjashtë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.

Skuadra e Lakers që u rikthye të luajë në shtëpi pas pas dy ndeshjeve në transfertë shkaku i zjarreve në Los Anxhelos. Lakers pësoi disfatë si vendas nga San Antonio me rezultatin 102-126

Toronto shënoi fitore në përballjen me Golden State me rezultatin 104-101 . Më efikas te skuadra vendase ishte Barns me 23 pikë, ndërsa te miqtë ishte Curry që shënoi 26 pikë . Fitore pa probleme ka shënuar Minnesota ndaj Washington me rezultatin 120-106 . Më efikas ishte Anthony Edwards me 41 pikë.

Clippers shënoi fitore kundër Miamit 109-98. Më efikas ishin Powell me 29 pikë e Harden me 26 pikë . Houston me pikët në sekondat e fundit mundi Memphis, me rezultatin 120-118. Më efikas ishte Green me 42 pikë.

Konferencën Perëndim e kryeson Oklahoma 32 fitore e 6 disfata para Houston që ka 26 fitore e 12 humbje. Ndërsa në Lindje kryeson Cleveland me 33 fitore e 5 disfata para Bostonit që ka 28 fitore e 11 disfata.

Rezultatet e sotme

Washington – Minnesota, 106-120

Nju Jork – Detroit, 119-124

Toronto – Golden State, 104-101

Houston – Memphis, 120-118

Clippers – Miami, 109-98

Lakers – San Antonio, 102-126

Shaban Sinani / TV Koha

Të fundit