MPB ka njoftuar se dje me datë 23.01.2025 në ora 18:00 në Stacionin Policor Tetovë personi B.S. (48) nga fshati Reçicë e Madhe, ka raportuar se ka gjetur djalin e tij H.S. 20 vjeçar në shtëpinë e tyre familjare, më saktë në dhomën e tij pa shenja jete.
Një mjek i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune. Inspektimin në vendngjarje e ka kryer ekipi i SPB Tetovë në bashkëpunim me prokurorin publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës për obduksion.







